Skandali/ Albin Kurti mbyll kufirin me Shqipërinë, taksë 22 euro për kamionët, certifikatë tamponi ose karantinim për udhëtarët

Hënë, 01 June 2020 16:21

Shqipëria ka deklaruar hapjen e kufijve tokësorë nga dita e sotme me të gjitha vendet fqinje, përfshirë dhe Kosovën ku jeton pjesa tjetër e kombit shqiptar . Jo njëherë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se lëvizja mes Shqipërisë e Kosovës do të jetë e lirë.

Por sot ndërsa pala shqiptare ka lejuar kalimin e qytetarëve nga Kosova, nga ora 13:00 pala kosovare me një urdhër të Ministrisë së Transportit ka ndaluar futjen e qytetarëve shqiptarë në Kosovë. Autoritetet kosovare kanë kërkuar një certifikatë për tamponin të kryer 4 ditët e fundit nga qytetarët shqiptarë, ndërsa kamionët duhet të paguajnë 17-22 euro për të dezinfektuar automjetet.

Drejtuesit e kamionëve pritet të ngrihen në protestë pasi tarifa që iu kërkohet është e papërballueshme. Kufiri siç raporton gazetarja jonë nga Morina është mbyllur, pasi qytetarët nuk kanë certifikatë për tamponin e koronavirusit dhe në të kundërt iu kërkohet karantinë një javore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...