Çmenduria në ambasadën shqiptare në Athinë/ Ja sa paguhet për një pasaportë

Saturday, 13 June 2020 17:26

Gati 150 euro për një pasaportë në ambasadën e Shqipërisë në Athinë.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetari shqiptar që jeton dhe punon në kryeqytetin grek, Shpëtim Zinxhiria.

Sipas Zinxhirisë, kjo është çmenduria e radhës që u bëhet emigrantëve tanë në Greqi, një çmenduri që vetëm një emër ka, zhvatje apo vjedhje në mes të ditës.

Postimi i plotë i gazetarit:

Çmenduria alla-shqiptarçe: Rritet tarifa e pasaportës në 148,8 euro..!

O shtet ku je…Edhe 6.8 euro të tjera në kurriz të emigrantëve shqiptarë. Kjo është një vjedhje moderne, akoma nuk u ngopët nga mundi dhe gjaku i emigrantëve...?

Kjo është çmënduria e radhës që u bëhet emigrantëve tanë në Greqi, një çmënduri që vetëm një emër ka, zhvatje apo vjedhje në mes të ditës.

Pak kohë më parë emigrantët shqiptarë paguanin 142 euro për pasaportën dhe kartën e identitetit, por ambasada i detyronte emigrantët që ti derdhnin parat e rinovimit në bankat greke kundrejt një pagesë prej 2.5 euro.

Sot vazhdon çmënduria e radhës po këta radhë me një tarifë plus prej 6.8 euro në kuriz po të emigrantëve me justifikimin se pasaporta di ju vejë në shtëpi, por...

Sikur të mos mjaftojë kjo çmënduria tjetër është se pasaporta nuk u vjen në shtëpi emigrantëve sëbashku me kartën e identitetit edhe pse këta kanë paguar tarifën plus 6.8 euro pa u pyetur fare.
Tarifa 6.8 euro brenda Athines edhe 1km larg, nuk eshte çmenduri?

Kartën e identitetit duhet të shkojnë e ta marrin në ambasadë, pra ka vend për të marrë kartën por jo pasaportën.

Gjithashtu theksohet se vetem një e treta e godinës së ambasadës shfrytëzohet, por janë zhvatesit apo banditë që nuk lejojnë menaxhimin sa me te mirë të kësaj situate.
Megjithatë emigrantët edhe kete radhe duhet të fusin gjithnjë e më thellë dorën në xhepin e tyre përball këtij korrupsioni të paparë më parë...
Më e keqja eshte se heshtin shoqatat heshtin strukturat politike heshtin te gjithe...
Paradoks apo...?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...