Akuzat për krime lufte kundër Thaçit dhe Veselit, Meta: Zhvillim sfidant, strategji për të njollosur luftën e UÇK-së, por…

Premte, 26 June 2020 12:58

Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një deklarate për mediat, foli ndër të tjera edhe për akt-akuzat e Prokurorisë Speciale në Kosovë për krime lufte ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Meta tha se kjo është një strategji provokative për të njollosur luftën e UÇK-së, duke shtuar se është i bindur se Thaçi e Veseli do të përballojnë me sukses e përgjegjshmëri çdo akuzë, duke konfirmuar luftën e drejtë çlirimtare të popullit të Kosovës.

“Ky është një zhvillim mjaft sfidant, i cili absolutisht që jam i sigurt që do të përballohet me urtësi, unitet dhe largpamësi nga jo vetëm nga këta dy personalitete, që ka qenë edhe drejtues i UÇK-së dhe Veseli, vlerësoj se nuk është sfidë personale, e jam i bindur se kjo do të përballohet me dinjitet, jashtë kalkulimeve afat-shkurtra të politikanëve në Kosovë. Nuk është hera e parë që në Kosovë ka akt-akuza, ndaj palës që donte të mbronte popullin e Kosovës.
Duket strategji për të njollosur UÇK-në, që luftoi kundër pushtuesit serb. Dua të shpreh solidaritetin tim me presidentin e Kosovës dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veseli. Jam i sigurt se ata do e përballojnë me dinjitet, duke konfirmuar drejtësinë e luftës së UÇK-së. Të minohet strategjia e për të njollosur UÇK-në”, deklaroi Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...