Rama i kthen favorin socialistit francez Harlem Desir, por refuzohet nga vendet anëtare të OSBE

Diel, 28 June 2020 15:47

Pas Këshillit të Europës edhe OSBE e çon paketën anti shpifje në Venecia
Sipas burimeve nga Vjena, ku ndodhet edhe selia qendrore e OSBE-së, Edi Rama shfrytëzoi postin e kryetarit të radhës për të propozuar që mandati i Harlem Desirit si Përfaqsues për Lirinë e Medias të rinovohet edhe tre vjet. Kryetari i Radhës së OSBE është ministri i Jashtëm i shtetit që ka presidencën e radhë së kësaj organizate. Rama është dekretuar e votëbesuar Ministër i Punëve të Jashtëme pavarësisht nga shfaqjet publike të zëvendësministrit Cakaj si “ministër në detyrë”. Ky cilësim nuk ekziston në kushtetutë e legjislacion.

Harlem Desir në dhjetor habiti publikun shqiptar e ndërkombëtar kur deklaroi befas se paketa ligjore antishpifje e propozuar nga qeveria “Rama” nuk shkel standartet e OSBE e mund të miratohet. Pavarësisht nga ndryshimi i papritur e i pashpjeguar i zotit Desir Komisioni Europian, Parlamenti Europian e Këshilli i Europës mbetën shumë kritikë ndaj paketës ligjore. Rama reagoi duke deklaruar në Kuvend se ata të Brukselit e Strasburgut nuk e kishin lexuar mirë ligjin.

Mbasi Presidenti e ktheu për rishqyrtim në Kuvend, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias. Kjo procedurë ishte e pazakonshme e mbase edhe pa precedent. Opinioni i publikuar së fundmi e hedh tërësisht poshtë paketën e Ramës. Pra favori i Desirit nuk i bëri fajde kryeministrit.

Kështu duket se do të ndodhë tashti edhe me favorin e Ramës. Sipas medias austriake “Der Standard” Shtete antarë të OSBE kanë deklaruar se do të vënë veton kundër Desirit. Arsyet janë të ndryshme por ato përfshijnë edhe standartet e dyfishta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...