Ish-ministri socialist,Elmaz Sherifi: Mos zhbëni Kushtetutën e miratuar me Referendum në vitin 1998

E Enjte, 30 July 2020 09:59

 

Nga ish-ministri i PS, Elmaz Sherifi

Sot krijohet një precedent i ri antikushtetues. PS e miratoi kushtetutën me Referendum në 1998, sepse opozita nuk e pranonte. Ajo asnjëherë nuk ka bërë ndryshime kushtetuese, pa konsensus me opozitën politike.
Sot PS e ndryshon kushtetutën pa konsensus, për të eleminuar koalicionet parazgjedhore, duke marrë edhe kompetencat e pushtetit gjyqësor dhe të organeve përfaqesuese te partive, pasi, nëpërmjet ndryshimit të dispozitave kushtetuese realisht realizohet “shkrirja” e partive.
Nëse do të pranonim për të arsyetuar, se edhe opozita po e jep konsensusin me “deputët listarë”, pasi ata janë përfaqësuesit e PD-se dhe LSI-së, atëherë duhet pranuar, se këta deputet tani kanë “shkrirë” edhe organet drejtuese të partive, dhe ushtrojnë kompetencat e tyre, në kundërshtim me statutet e partive.
Me këtë status absurd të dhuruar nga Rama, jo nga organet drejtuese të partive, deputët listarë janë shkrirë e janë bërë njesh me PS dhe me “dhunën e kartonave” i detyrojnë partite që i vendosen në listë e i bën ligjbërës, që të shkrihen në një listë zgjedhore. Po cili do të jetë simboli partiak që do vendoset në fletën e votimit, pasi çdo parti ka simbolin patiak të miratuar me vendim gjykate.
Logjikisht duhet një vendim gjykatë për të miratuar simbolin e partive që detyrohën të futën në një koalicion konkurues.
E pra, me ndryshimet e sotme kushtetuese realizohet një coup de etat.
Në kushtet kur në Shqipëri nuk ka Gjykatë Kushtetutese, interpretimin nuk mund ta bëjë, as partia socialiste, as ambasadorët!
Pluralizmi politik demokratik në Shqipëri mbetet një alternativë që duhet realizuar, pasi të shkatërrohet ngrehina e vjetër politike që po dergjet në morgun politik antidemokratik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...