Tritan Shehu:Kjo Qeveri qe na beri “Delen e zeze” Covid ne Europe, se paku te kujtohet per vaksinat!

Saturday, 01 August 2020 11:13

Nga Tritan Shehu
Aktualisht cdo gje qe lidhet me Covid eshte jashte kontrollit, jemi ne nje Krize shendetesore me pasoja te renda prej keq “menaxhimit” te kesaj Qeverie, jemi te izoluar nga Europa.
Edhe disa “vendime” gjysmake te diteve te fundit mbasi u humben ne “shurdhesi” muaj te tere, nuk mund ta ndryshojne gjendjen:
— Laboratoreve tane do tu duhet tashme gjate per tu vendosur ne kapacitetet e tyre ne testimin e popullesise, qofte ne nivel cilesor, te larmishmerise se metodikave dhe ate sasior, kur ne duhet te realizojme minimalisht 2500 tampone ne dite, pervec masivizimit te serologjise.
—Mjeku i familjes qe per te gjithe kete periudhe u la si i “njerkes”, vazhdon i pa mbrojur e ne amulli, gje qe do vazhdoje ta mbaje jashte funksioneve.
—Institucionet shendetesore me shtreter e personeli i tyre, te lene pa mbrojtje, pa struktura reale triazhi, te pa testuar se bashku kjo me pacientet ne shtrim, jane handikapuar rende duke demtuar edhe shendetin e atyre me patologji te tjera, a me keq duke u kthyer ne vatra infektimi, etj, etj.
Ne keto kushte tragjike, se paku kjo Qeveri e ky Komitet te mendojne per vaksinimin masiv e gratis te popullesise per:
1-Sipas nje direktive te Brukselit po punohet qe vaksina e zakoneshme ndaj gripit te hidhet ne treg shume me heret, gje per te cilen ka shume kerkesa. Menjehere Qeveria te mbylle kontratat me prodhuesit per mbulimin e hershem te krejt popullesise.
2-Shume indikacione flasin per mundesine e hedhjes ne treg te vaksinave Covid brenda ketij viti. Vende te ndryshme kane kontraktuar tashme dhjetra miliona doza. Tek ne asnje “belbezim” per kete. Nqs shpresat jane vendosur te OBSH, radha do te jete e gjate. Dikush duhet ta “zgjoje” Qeverine per te kontraktuar qe tashti direkt me prodhuesit mbulimin shpejte e te plote te popullesise sone.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...