Vasili:Shndërrimi i turpshëm i QSUT-së nga Rama në foltore politike!

E mërkurë, 26 August 2020 13:09

 

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se e ka shndërruar QSUT-në në foltore politike për të bërë propagandë me qëllim fshehjen e dështimit të menaxhimit të pandemisë së korona virusit në vendin tonë.

Reagimi i Petrit Vasilit

Shnderrimi i turpshem i QSU nga Rama ne foltore politike!

QSU ne Tirane si qender terciare spitalore po perballet me mjaft probleme qe lidhen me Pandemine por edhe perditshmerine shume te ngarkuar te saj.

Edi Rama kur nuk ka ç’thote ben nje xhiro tek QSU dhe e ka kthyer ate turpshem ne nje podium konferencash shtypi te tij.

QSU ka rolin e saj ne punet e Pandemise, por eshte e qarte per edhe me te fundit qytetar te ketij vendi se dimensioni i Pandemise ka pushtuar gjithe vendin dhe te gjithe sistemin shendetesor.

Litari i Edi Rames nga koteci i kryeministrise gjer ne QSU eshte sa i shkurter aq edhe qesharak per ti dhene pergjigje kaosit ku ka hyre vendi dhe deshtimit te tmerrshem ne te gjitha fushat.

QSU nuk mund te jete vend i shkarkimit te debiliteteve qeveritare elektorale dhe ky eshte turp e krim njekohesisht.

Ne nje kohe qe keqadministrimin e Pandemise po e vuajne te gjithe shqiptaret, Edi Rama nga podiumi politik QSU nuk i drejtohet shendetesise se gjithe vendit, te cilen e ka nenvleftesuar e poshteruar, por thjesht shpraz mashtrime elektorale te pacipa…si gjithmone ne fund te fundit.

Kryeminister perballimi i Pandemise as fillon as mbaron ne QSU.

Kryeminister duhet shperblyer i gjithe sistemi shendetesor e jo vetem Infektivi, i cili ka bere realisht nje pune te shkelqyer, por që i vetem nuk perballon dot kurre pandemine.

Po qindra epidemiologe, po punonjesit e Institutit te Shendetit Publik, po mjeket e familjes pse i nenvlefteson kryeministri dhe i trajton si hiç vetem e vetem se nuk jane garnitura e duhur e shfaqjes mediatike te tij.

Shqiptaret nuk kane kryeminister por thjesht nje mashkull, qe perdredh vetullat, buzet dhe belin e ben poza duke perqeshur shendetin e tyre nga nje tempull profesional si QSU duke e bastarduar kete te fundit ne nje podium politik te peshtire dhe mjerisht duke perdorur edhe mjeket e i fermieret si garniture.

Mbajeni mend!

Gjithshka qe kryeministri qe premton do te jete e vertete aq sa genjeshtra kolosale e Shendetesise Falas apo kalimi me sukses boteror i Pandemise sic deklaroi tre muaj me pare dhe ku ja kaloi 10 here Gjermanise dhe 50 here Italise

Ndaj perbuzeni kete genjeshtar eshte me e pakta, qe mund te beni ne respekt te vetes dhe te shendetit tuaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...