Eksperti i ekonomisë në PD: Taksat e qeverisë falimentuan shumë biznese, kaosi fiskal është i jashtëzakonshëm! Ne do rrisim pagat

Saturday, 19 September 2020 14:43

 

Eksperti për ekonominë në Partinë Demokratike, Akil Kraja, tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se kjo qeveri ka goditur rëndë biznesin, me taksa e çmime më të larta në rajon, duke e çuar drejt falimentimit.

Sipas Krajës, gjatë periudhës së pandemisë janë mbyllur gati 50 biznese në ditë, si dhe kanë humbur punën me qindra punonjës.

 

“Ka pas ditë që 50 biznese e qindra të punësuar humbisnin vendin e punës. Ne kemi një paketë ndihme më të ultën në rajon, dy herë më të ulët se të Kosovës. Jemi sot në këtë situtaë, ku në gusht të 2020 kemi 79 mijë biznese aktive, dy herë më pak se në 2015. Unë e lidh këtë me klimën e biznesit. Biznesi shqiptar sot paguan energjinë, por edhe naftën, më të shtrenjtë në rajon. Paguan një sërë taksash të larta, koncesione të ndryshme. Shteti e ka shkatërruar biznesin me krimin e korrupsionin. Kjo qeveri që në momentin e parë e deri më sot ka pasur vetëm një filozofi: represionin me rritje taksash, gjoba dhe kontrolle të pafundme. Kaosi fiskal i kësaj qeverie është i jashtëzakonshëm. Pas fiskalizimit fshihen afera dhe dyshime. Rrëmuja fiskale po e bën më konfuz biznesin. Klima e biznesit tregon realitetin ku jetojmë, kriminelë, koncesione, pastrim parash”, theksoi Kraja.

 

Paketat e ndihmës a e lehtësuan biznesin në vend?

Ishin paketat më të ulëta në rajon. Ne kemi pasur para, por aq kemi zgjedhur për të dhënë për biznesin. Flitet për rreth 60 milionë euro PPP nga taksat, por edhe taksa të tjera, që i shkojnë të gjitha bashkisë. Ka një shifër që është monstruoze, buxheti i Bashkisë Tiranë ishte më 2015 rreth 40 e ca milionë euro, sot është 120 milionë euro në vit. Janë trefishuar taksat, që janë paratë tona, i merren djersës, mundit e sakrificës së bizneseve, që po përpiqen të mbijetojnë. Ka dhe një element tjetër tragjik, vizioni. Bashkia në mënyrë të qëllimtë ua bën të pamundur aktivitetin normal bizneseve, duke i çuar drejt falimentimit

Çfarë do të bënit ju ndryshe?
Taksën e sheshtë, taksë unike, taksë 0.5% e xhiros vjetore për biznesin e vogël, deri më 300 mijë lekë nuk do të ketë taksë. Së fundi, rritje pagash për mësuesit, mjekët, thjesht duke anuluar PPP-të.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...