Meta vlerëson diplomaten franceze Christina Vasak me titullin e lartë: Edhe pas largimit nga Shqipëria do mbetet një ambasadore e vlerave shqiptare

Tuesday, 22 September 2020 20:41

 

Në një ceremoni solemne, Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi Ambasadoren e Republikës së Francës, Znj. Christina Vasak me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”.
Diplomates franceze, ky vlerësim iu akordua me motivacionin: “Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e rëndësishëm diplomatik, në forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Franceze, si dhe në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy popujve tanë dhe mbështetjen e vyer në procesin e integrimit evropian të vendit tonë”.
Në ceremoninë e dekorimit, ku ishin të pranishëm ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, Avokati i Popullit, përfaqësues të të gjitha forcave politike dhe shoqërisë civile, artistë e intelektualë të shquar, Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh se gjatë kësaj kohe, kur znj.Vasak shërbeu si ambasadore e Francës, u shqua për dinamizmin e saj në nxitjen dhe në forcimin e gjithanshëm të raporteve midis dy vendeve tona mike.
“Kam kënaqësinë e veçantë të organizoj sot këtë ceremoni për një mike të veçantë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.
Ambasadore Vasak nuk ka shumë nevojë për prezantime, pasi ajo është e njohur për publikun shqiptar por dhe në mjedisin diplomatik në Tiranë, si një zonjë e nderuar dhe e pajisur me mirësinë dhe fisnikërinë e qytetarisë franceze, sigurisht dhe asaj europiane, por edhe si një profesioniste e klasit më të lartë.
Znj.Vasak erdhi në Shqipëri pas disa postesh të rëndësishme në trupin diplomatik francez dhe organizata ndërkombëtare, me një përvojë të gjatë në diplomaci, dëshmi e rëndësisë që vendi i saj i jep marrëdhënieve me Shqipërinë, për çka ne i jemi shumë mirënjohës autoriteteve më të larta të Francës.
Marrëdhëniet historike e tradicionalisht shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Francës kanë rëndësi shumë të madhe për ne, në mënyrë të veçantë në këtë periudhë, edhe për vetë peshën e Francës në Bashkimin Europian, por edhe për synimet strategjike të vendit tonë për t’u bërë pjesë e Europës së bashkuar.
Ne i jemi mirënjohës Francës për të gjithë mbështetjen në procesin e integrimit europian, por edhe për kontributin në paqëtimin dhe stabilizimin e rajonit tonë.

Gjatë kësaj kohe, kur znj.Vasak shërbeu si ambasadore e Francës, u shqua për dinamizmin e saj në nxitjen dhe në forcimin e gjithanshëm të raporteve midis dy vendeve tona mike.
Ajo sigurisht do të kujtohet edhe për promovimin e turizmit dhe traditave tona më të mira.
Ne kemi besim të plotë që edhe pas largimit të saj nga Shqipëria ajo do të mbetet një ambasadore e vlerave shqiptare kudo që ajo do të ndodhet.
Kristinën e vlerësoj për sinqeritetin dhe drejtësinë e gjykimit dhe vlerësimit, si diplomate që respekton, në rradhë të parë, institucionet e vendit pritës, që ndihmon pa asnjë përpjekje për të diktuar, apo marrë protagonizëm të pa merituar. Përveç profesionalizmit, një vlerë e saj është edhe thjeshtësia, ndaj e vlerësojmë si një mike të dashur dhe të besueshme për të gjithë.
Jam i gëzuar që me jepet rasti, që të shpreh mirënjohjen për Ambasadoren e nderuar dhe miken tonë të veçantë, duke i akorduar: Titullin e lartë për ‘Merita të Veçanta Civile’”, deklaroi Meta.

Kreu i Shtetit i uroi Ambasadores Vasak sa më shumë suksese në të ardhmen dhe shprehu bindjen që Shqipërinë, vlerat dhe bukurinë e saj, Christina kurrë nuk do t’i harrojë.
“Jam i sigurt se do të gjejë kohë të vijë të na vizitojë sërish, pasi ajo e njeh tashmë mikpritjen tonë dhe e di fare mirë se derën e shqiptarëve do ta ketë gjithnjë të hapur.
Suksese znj.Vasak në të ardhmen dhe mbarësi marrëdhënieve shqiptaro-franceze”, – u shpreh Kryetari i Shtetit.

Ambasadorja franceze Znj. Christine Vassak shprehu mirënjohjen dhe kënaqësinë e saj për vlerësimin nga ana e Presidentit Meta si edhe siguroi se do të vazhdojë edhe në të ardhmen të promovojë vlerat më të mira të Shqipërisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...