Banorët e Baldushkut padi bashkisë së Tiranës:Duan të na shembin shtëpitë

E mërkurë, 23 September 2020 21:41

 

Disa banorë nga fshati Mustafa Kocaj i Baldushkut, kanë dorëzuar një kallëzim penal në lidhje me shembjen e banesave të tyre.

Banorët thonë se e bashkia e Tiranës ka paralajmëruar se do shembë banesat e tyre për ndërtimin e shtëpitë e te prekurve nga tërmeti.

‘Jemi nga qendra administrative Baldushk, fshati Mustafa Kocaj. Me qindra mijëra vjeçare shtëpitë e ndërtuara, prej dy muajsh shohim te magazinat që kanë bërë matje, nuk na kanë thënë se kush janë. Sot kanë ardhur dhe i kanë shembur magazinat. Na kanë thënë se do i’u prishim edhe banesat nëse nuk i keni me letra. Nga Bashkia e Tiranës. Shtëpitë tona janë bërë që nga koha e diktaturës, një pjesë janë për legalizim prej 6 vitesh. Jemi banorë autoktonë, jemi në trojet tona. Duan të na nxjerrin jashtë për të bërë banesat për të prekurit nga tërmeti”, shprehen ata.

Banorët thanë se sot patën një konflikt me policinë bashkiake, dhe u thanë se nesër do u shembin banesat.

Sipas tyre do sillen 30 banorë, dhe do largohen 30 familje me 100 banorë nga zona ku jetojnë.

”Ne nuk jemi dakord. Jemi zënë me policinë bashkiake sot, na thanë nesër do i’u shembim banesat. Kemi ardhur të bëjmë kallëzim në polici. Nuk e di se çfarë do bëhet me ne. Nuk na lajmërojnë por vijnë si hajdutë dhe prishin. Jemi në hall të madh, nuk dimë se çfarë të bëjmë. Nuk na i shembi tërmeti, do të na i shembi qeveria. Jemi 30 familje, me 100 banorë. Do sjelli 30 banorë, do heqë 100 banorë nga lagja. U ka dhënë shtëpia atyre që kanë shtëpia 3-4 katëshe dhe duan t’i sjellin atje, dhe i kanë detyruar njerëzit të firmosin me zor”, thanë banorët e revoltuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

A jeni gati për “Euro 2024”? Udhëtoni më lirë dhe më të sigurtë drejt Gjermanisë  

Sociale

A jeni gati për “Euro 2024”? Udhëtoni më lirë dhe më të sigurtë drejt Gjermanisë  

‘SIGAL UNIQA Group Austria’, kompania lider e sigurimeve dhe sponsor prej shumë vitesh i Kombëtares Shqiptare, vjen pranë tifozëve kuqezinj që duan të ndjekin Europianin e futbollit live nga Gjermania.   Çdo...

Ç’ndodhi? Bebe Rexha detyrohet të ndërpresë koncertin

Show-biz

Ç’ndodhi? Bebe Rexha detyrohet të ndërpresë koncertin

Bebe Rexha është goditur me objekte të ndryshme gjatë performancës në koncertin “Summer Fun Days Showcase Titletown” në Wisconsin. Në një video të publikuar në rrjetet sociale tregon momentin ku këngëtarja...

Adele reagon pas incidentit të Bebe Rexha-s në skenë

Show-biz

Adele reagon pas incidentit të Bebe Rexha-s në skenë

  Adele nuk ka frikë nga pjesëmarrësit agresivë të koncerteve. Artistja ka sfiduar së fundmi  fansat që mund të mendojnë t’i hedhin diçka teksa ajo është duke performuar në skenë, në...