Mbledhja e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, Lubonja: Takim farsë, alarmi i vërtetë është braktisja e vendit

Premte, 02 October 2020 17:26

 

 

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, deklaroi se ngjan se kjo mbledhje transferon përgjegjësitë, duke mos u marrë me probleme reale të shqiptarëve.

Lubonja theksoi se alarmi i vërtetë për Shqipërinë është braktisja e vendit.

 

“Takimi i sotëm mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës ishte një farsë. U fol shumë për një alarm të madh që nxorën dy qeveritë, se shqiptarët në Preshevë dhe në Mal të Zi po vuajnë keq e po bënin fond të përbashkët për Preshevën. Kësaj i thonë transfertë, të transferosh alarmin.

 

Kjo sepse alarmi që kemi ne, që e tha edhe presidenti sot, është ikja e shqiptarëve nga Shqipëria. Në Shqipëri ikin shumë më shumë se në vendet e rajonit. Është alarmi i pasigurisë dhe i pashpresës që janë krijuar për shqiptarët. Kanë kohë që mblidhen duke thënë kuq e zi e jemi bashkë etj. Bëjnë mbledhje të mëdha me fjalë boshe, e ndërsa vendi është në mjerim”, tha Lubonja.

Më tej, Lubonja vlerësoi se Shqipëria për fat të keq nuk prodhon produkte që të jenë të vlefshme, por ka ndërtuar një ekonomi kriminale.

 

“Shqipëria prodhon më shumë kanabis e drogë dhe kulla që bëhen me paratë e shitjes së lëndëve narkotike. Mbledhja e qeverisë është edhe për të mbështetur njëri-tjetrin dhe ndajnë edhe përgjegjësitë ndoshta.

Akoma Shqipëria e Kosova ‘vazhdojnë të mbyten’ me mallra serbë. Filozofia e Albin Kurtit ka qenë dhe mbetet kundër qeverisjes së keqe në Shqipëri e Kosovë. Kurse, Rama ka dashur përherë të shajë kundërshtarët, denigron kundërshtarët”, deklaroi Lubonja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...