Nafta e lirë e jahteve/Bie skema e qeverisë, KE del kundër

E Enjte, 08 October 2020 20:02

 

Komisioni Europian ka demaskuar pretendimet e qeverisë shqiptare për karburantin e jahteve.

Aktualisht në vendin tonë jahtet blejnë karburant me gati 45 lekë për litër, ndërkohë që konsumatorët shqiptarë e blejnë me 170 lekë për litër.

 

Sipas qeverisë dhe ekspertëve pranë saj, karburanti i jahteve që vijnë nga jashtë dhe furnizohen në portet tona nuk mund të taksohej as me akcizë e as me TVSH sepse është eksport.

 

Mirëpo Komisioni Evropian i është përgjigjur gazetarit të ekonomisë Klodian Tomorri, duke rrëzuar këtë pretendim të qeverisë, ndërsa argumenton se çmimi i karburantit për jahtet nuk duhet të bëjë përjashtim nga ai i konsumit të përgjithshëm.

“Rregullat janë të njëjta në të dy rastet: karburantet duhet të kenë TVSH të aplikuar dhe nuk ka përjashtime të mundshme, pasi furnizuesi i karburanteve nuk mund të tregojë prova se karburantet janë eksportuar nga BE. Karburantet gjithashtu duhet të tatohen me akcizë pasi ato hidhen për konsum”.

Aktualisht Shqipëria është kthyer në një vend ku çmimi i karburantit për jahtet private që vijnë nga jashtë, shitet me 45 lekë të reja për litër, ndërsa ai i konsumit të tregut për qytetarët shqiptarë është 170 lekë për litër, ose katërfish më i shtrenjtë.

Ndërkohë, gazetari Klodian Tomorri shprehet se kjo skemë e krijuar nga qeveria shqiptare duke favorizuar jahtet private, është korruptive dhe i ka shkaktuar shtetit shqiptar miliona euro dëme.

 

Modifikuar më E Enjte, 08 October 2020 20:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...