“I di të gjitha”! Kërcënon Meta: Rama ka shitur lojën, ja dy gjërat që do t’i nxjerr pas 25 prillit

E Enjte, 08 October 2020 21:58

 

Presidenti Ilir Meta akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama, teksa përmendi dy çështje thelbësore, që sipas tij, rëndojnë mbi shqiptarët.

Meta tha se e para është deklarata e Ramës në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës se pas disa vitesh Shqipëria dhe Kosova do të kenë President të përbashkët, duke thënë se me këtë deklaratë ai tregoi se Kosova nuk do të jetë shtet dhe nuk duhet të njihet.

 

Më tej, Meta theksoi se edhe hapi i Ramës për të hedhur në gjyq kryeministrin e Kosovës ishte për të defaktorizuar Kosovën në proces negociatash.

 

“Si shitet ndeshja e futbollit? Ti mendon se ai lojtari u nxeh aty? Ai ka shitur lojën. Rama ka shitur lojën për llogari të shqiptarëve. Unë i di të gjitha dhe i kam të dokumentuar. Dhe pas 25 prillit do të shkoj në Parlament, se ky tani nuk është Parlament, dhe do t’i sqaroj të gjitha. Dy gjëra do të them unë: E para si mundet në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Shqipërisë të thotë se pas disa vitesh do të ketë një President të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Çfarë do të thotë kjo? Që Kosova nuk do të jetë shtet, nuk duhet të njihet, sepse një ditë kjo do të aneksohet me Shqipërinë? E dyta, çfarë do të thotë që kryeministri i Shqipërisë të hedhë në gjyq kryeministrin e Kosovës? Pse e bën këtë? Për të krijuar idenë se çfarë janë këto shqiptarët. E hedh në gjyq, se merr një porosi për ta hedhur në gjyq dhe për defaktorizuar Kosovën në proces negociatash, dhe më pas tërhiqet. Pse? Se po të shkonte në gjyq, ai tjetri do të tregonte se ka kërkuar ndarjen e Kosovës”, deklaroi Presidenti

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...