Mosmarrëveshjet për Reformën Zgjedhore dhe pengesat për Kushtetuesen, Holanda: Shqipëria të ndahet nga Maqedonia për negociatat!

Premte, 09 October 2020 08:32

 


Pas vështirësisë për të hapur procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, Shqipëria duket se do të gjendet sërish përballë një pengese jo të vogël për të organizuar tryezën e parë ndërqeveritare të negociatave.

stef blok
Paralajmërimi i fortë për Shqipërinë këtë herë ka ardhur nga ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok. Ky i fundit, duke folur në Parlamentin holandez ka bërë thirrje haptazi për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit.

Sipas Blok, bëhet fjalë për një proces që avancon ose ngec në bazë të performancës individuale të çdo shteti.

“Ne mirëpresim dallimin e bërë midis kornizave negociatore për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është në përputhje me qëllimin e qeverisë për të shkëputur fatin e tyre për negociatat, sepse në fund të fundit, negociatat duhet të bazohen në meritat individuale të të dy vendeve. Për këtë arsye është e rëndësishme që të zhvillohen dy procese të pavarura negocimi”, tha Blok në Parlamentin holandez.

PROBLEMET E SHQIPËRISË

Shefi i diplomacisë holandeze në qëndrimin e tij në Parlament u ndal edhe në problematikat që Shqipërisë, që vendi duhet t’i tejkalojë para se palët të ulen në tryezën e parë ndërqeveritare.

“Mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë varej nga veprimet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Demonstrimi i një historiku me fakte në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ishte dhe mbetet një nga kushtet vendimtare në gjykimin për Shqipërinë. Jemi informuar për mosmarrëveshjet për Reformën e re Zgjedhore si dhe pengesat në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi ministri i Jashtëm holandez.

AMBASADA HOLANDEZE

Ndërkohë, pas deklaratave të Blok në Parlamentin holandez, ka reaguar edhe ambasada e këtij vendi në Shqipëri, duke dhënë detaje për sa i takon procesit dhe se kur do të merret një vendim për ecurinë e negociatave të Shqipërisë.

“Dje,Parlamenti holandez diskutoi shkurtimisht një letër që ministri i Jashtëm, Blok i pati dërguar parlamentit në datë 4 shtator. Letra i referohej draftit të kuadrit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shpërndarë nga Komisioni Europian në datën 1 korrik dhe që së fundmi po diskutohet në Bruksel.

Në datë 6 tetor, Holanda gjithashtu mori paketën vjetore të zgjerimit të publikuar nga Komisioni Europian, pjesë e së cilës është dhe raport progresi për Shqipërinë për 2020-ën. Si zakonisht, qeveria holandeze do t’i dërgojë një vlerësim të kësaj pakete Parlamentit në javët në vijim.

Kjo do të vijohet nga një debat sipas procedurave parlamentare. Do të jetë takimi i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në nëntor, ku do të diskutohet paketa e zgjerimit,” shkruhej në deklaratën e ambasadës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...