Bardh Spahia denoncon: Mjekët e Sanatoriumit s’kanë marrë rrogat! E hëna do i gjejë të papaguar, por Ramës nuk i bëhet vonë

Saturday, 10 October 2020 19:33

 

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia denoncon se mjekët e Sanatorimit apo spitalit COVID-2 nuk kanë marrë rrogat për muajin që shkoi.

Spahia shkruan se java e mbyll dhe e hëna, 12 tetor do i gjejë të papaguar mjekët për punën që kanë bërë.
Rama madje premtoi edhe rritjen e rrogave për mjekët me 40%, por Spahia e akuzon se ai bën teatër në media dhe nuk i bëhet vonë as atij dhe as Manastirliut për mjekët e papaguar.
NJOFTIMI NGA BARDH SPAHIA

MJEKET LIHEN PA RROGA, TALLJA E MADHE E EDI RAMES ME TA!

Kryeepidemiologu i Surrelit u rishfaq në rolin e inspektorit të shëndetit publik! Në regjimin e propagandës boshe, pa asnjë rezultat, del vetë kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë për të shpallur urdhërin për mbajtjen e maskave edhe në publik!!!! Si mund t’ia lenë strukturave përkatëse këtë “punë“ kaq impenjative? Tallet pa pikë turpi me qytetarët, e sidomos me personelin shëndetësor që i ka lënë pa rroga, por del e bën teatër në media!

 

Vetëm një individ si Edi Rama mund të degradojë shtetin deri në atë masë, sa të mos paguajë as mjekët e spitaleve Covid!!!! Personeli shëndetësor i Sanatoriumit denoncon se nuk kanë marrë pagat. Java u mbyll dhe e hëna 12 tetor, do i gjejë mjekët të papaguar për punën e tyre!!! Por as Edi Rama e as militantja e tij në krye të ministrisë së shëndetësisë nuk flasin për këtë, sepse nuk e kanë shqetësim, nuk u bëhet vonë!!!

Ky është realiteti skandaloz i pushtetit të kalbur të Edi Ramës, që ka pafytyrësinë të kërkojë sërish votat e shqiptarëve, e që premton rritje pagash, kur nuk jep pagat aktuale!

Të mos paguash as mjekët e vijës së parë, ata ta spitaleve Covid, që po mbajnë peshën e mbingarkesës së të infektuarve përtej kapaciteteve njerëzore e infrastrukturore, do thotë të mos kesh pikë njerzillëku, përvecse asnjë normë institucionale e shtetare.

 

Të mos paguash mjekët, kur nuk ndal as koncesionet e as tenderat e errët është poshtërsi, ndërsa të kesh kurajon të dërdëllisësh për suksese imagjinare, të premtosh ndërtim aeroportesh e portesh, e të tundësh gjoba për mosmbajtje maskash, kur le mjekët pa rrogën mujore është thjesht maskarallëk!

#25Prill#ClirohemiNgaEdiRama

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...