Tritan Shehu/Rama u kujtua per Covid mbas deshtimit te tij duke kercenuar shqiptaret si bariu me shkop delet.

Saturday, 10 October 2020 22:39

Nga Tritan Shehu

Rama u kujtua per Covid mbas deshtimit te tij duke kercenuar shqiptaret si bariu me shkop delet.
Shehu për maskat me detyrim: Virusi nuk është shaka, Maskat te rendesishme, por Rama nuk thote asgje per detyrimet e shtetit.
10/10/2020 - 21:37
Shehu: Degjova Ramen. Nuk pashë asnjë strategji përveç kërcënimit me gjoba deri në ndërprerje të energjisë pasi do të vihet gjoba të faturën e dritave. Po çfarë mase ka marrë qeveria të pajisë qytetarët me maska? Ka tipe maskash që duhen vendosur dhe varet nga mosha. Në vende të tjera shteti ofron nga një maskë ne dite gratis për shtresa të popullesise, pastaj ofron maska për shtresa të tjera me çmime të kontrolluara. Në Italia është 0.5 euro maska, në Spanjë 0.2 euro.
Shehu: Kemi një Kryeministër që përdor terrorin, njëherë tallet me maskat dhe pastaj kërkon përsëri me terror të vendosë maskat. Nuk ka të bëjë me një kope delesh që bariu me shkop i tremb dhe shkojnë ku duan. Maska është njëri element por janë edhe masa të tjera për të cilin kryeministri nuk tha asnjë fjalë. Jemi vendi me testimet më të ulëta në Europë, pa protokolle e rimbursim mjekimi ambulator, me spitale e reanimacion larg standarteve europiane erj.
Për Ora News, Shehu thotë se maskat artizanale nuk kanë asnjë efekt mbrojtës kundër Covid.
Shehu: Këto i përdorin në Afrikën qëndrore, çfarë efekti kanë? Maskat fillojnë që nga ato kirurgjikale deri te ato më speciale.
Por ndërsa qeverinë e sheh të paaftë në menaxhimin e pandemisë, ai apelon qytetarët që të mos nënvlerësojnë rrezikun e sëmundjes.
Shehu: Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm, nuk është shaka por një realitet që do të zhduket vetëm me vaksinën.Qytetarët duhet të respektojnë distancimin social dhe fizik.
https://www.youtube.com/watch?v=WJVzVl4qMRE&feature=share

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...