Tritan Shehu/“Eksperteve” mbas te cileve po fshihet Rama duhet tu “vije goja” nje dite!

Tuesday, 13 October 2020 15:32

Nga Tritan Shehu

“Eksperteve” mbas te cileve po fshihet Rama duhet tu “vije goja” nje dite!
Une personalisht nuk e besoj ate qe ai tha sot, se kane qene “ekspertet” ata qe i kishin "shkruar" Rames disa kohe me pare ato fjalime patetike “anti maska”, te cilat tashti po perpiqet t’i “gelltise mbrapsh”!
Por eshte e domosdoshme qe edhe per dinjitetin e tyre ata “eksperte” te bejne nje prononcim publik, ndryshe do te mbahen mend vetem per keto.
Nqs Rama sot ne absurdin e tij tha se maskat behen edhe me nje “shami te palosur”, dikush nga ata “eksperte” duhet t’i skjaroje se ne nuk jemi Afrike Qendrore dhe se maskat kane karakteristikat, standartet, tipat e llojet e tyre, qe perdoren duke filluar nga ato “kirurgjikalet” e deri te me te sigurtat e specialet sipas moshave, profesioneve, gjendjes shendetesore, etj.
Dikush nga ata duhet t’i shpjegoje se ne Europe nuk lejohen te qarkullojne maskat nqs nuk kane sigurine “CE”, pra duhet te jene te licencuara duke permbushur nje sere parametrash mbrojtese e ipen gratis per nje pjese te madhe te popullesise, apo me cmime te subvencionuara per tjetren.
Dhe ne fund ndonje nga ata duhet te distancohet nga ai “promocion” i Ministrise se Shendetesise, qe sygjeron larjen ne lavatrice te maskave njelloj si bre… e palara, sikur Shqiperia te ndodhej ne “fundin e botes”, ku per hir te se vertetes po na con kjo Rilindje.
I lutem atyre ta bejne kete distancim se neser Rama dhe Qeveria do te deklarojne perseri: “ishin ekspertet qe na sygjeruan edhe keto xhevahire”, duke ju hedhur atyre te gjithe pergjegjesine per sa po ndodh, kur realisht pergjegjesia eshte kryekeput e Kryeministrit.
E tyrja qendron kryesisht te semundja e “gojes se kycur”!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...