Basha: Kontratat e inceneratorëve do të anulohen që ditën e parë, janë të paligjshme

Premte, 16 October 2020 22:38

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaroi publikisht se aferat e inceneratorëve do të hetohen deri në fund dhe përgjegjësit për këtë aferë mafioze do të vihen para drejtësisë.

Lulzim Basha: Të treja këto afera do të hetohen. Personat që janë përfshirë, nga kryeministri deri tek ministri më i thjeshtë dhe çdo ortak i sektorit privat do të vihen përpara drejtësisë.

 

Arjan Curri: I anuloni dot kontratat?

 

Lulzim Basha: Absolutisht, prej ditës së parë, me të gjitha mekanizmat ligjore që ka një shtet ligjor sepse janë kontrata të antiligjshme.

Arjan Curri: Në arbitrazh apo në gjykatë.

Lulzim Basha: Jo vetëm me arbitrazh, të jesh i sigurtë. Absolutisht këto janë afera mafioze. Po të them diçka për afera shumë më pak se kaq ka përfunduar në burg kryetari i bashkisë së Veronës dhe drejtori i ndërmarrjes...

Arjan Curri: Kam hallin e lekëve unë jo hallin e burgut të atyre.

Lulzim Basha: Degjo njëherë këtë që po them. Njëherë pyet si do t’i fusësh në burg pastaj hallin e këtyre. Arjan, me shumë rrespekt, nëse dëgjon fjalinë deri në fund do ta kesh përgjigjen, s’ke si ta marrësh përgjigjen. Është shumë e thjeshtë, pot ë them dhe njëher. Kryetari i Bashkisë së Veronës, drejtori i ndërmarrjes mëmë të “Eco Tiranës” janë arrestuar si anëtarë të ndraghetas. E di ti këtë?

Arjan Curri: E mora vesh pra e mora vesh. E di, e di.

Lulzim Basha: E more vesh. Një vend ku funksionon ligji, mafiozët e kanë të destinuar përballjen me drejtësinë.

Arjan Curri: E ka SPAK-u.

Lulzim Basha : Qofshin politikanë, qofshin kriminelë të rëndomtë.

Arjan Curri: Këtë e ka SPAK-u.

Lulzim Basha: Qofshin çfarëdo lloji.

Arjan Curri: Anullimi i kontratës më intereson.

Lulzim Basha: Tani do të them si do ta bëjmë ne.

Arjan Curri: Po. Kjo më intereson.

Lulzim Basha: Ka një parim ligji i anti-mafia dhe quhet ndiq paranë.

Arjan Curri: Po.

Lulzim Basha: Dhe unë e kam shpjeguar këtu disa here, se ne këtë parim të ligjit anti-mafia do ta zbatojmë për çdo kontratë koncesionare dhe PPP e cila është dhënë në shkelje flagrante të ligjeve dhe është dhënë në mënyrë korruptive siç është dhënë kjo. Si mendon ti që një kontratë që jepet pa garë, pa tender një kompanie me 1000 euro capital?

Arjan Curri: E rrëzon gjykata atë.

Lulzim Basha: Tani më fal një sekondë.

Arjan Curri: E rrëzon direkt gjykata se është dhënë në kundërshtim me ligjin.

Lulzim Basha: Ti dëgjo pyetjen pastaj jep përgjigjen. Që një kontratë që jepet pa garë, pa tender një kompanie me një mijë euro kapital..

Arjan Curri: E zgjidhë gjykata.

Lulzim Basha: Tani më falë një sekond.

Arjan Curri: E rrëzon direkt gjykata se është dhënë në kundërshim me ligjin.

Lulzim Basha: Ti dëgjo pyetjen, pastaj jep përgjigje, se nuk ka gjykatë në botë që ta rrëzojë këtë nuk ka. Se për ndryshe shkon ajo në gjykatë për ndjekje penale me mua kryeministër.

Arjan Curri: Si bëhet?

Lulzim Basha: Po, po kështu si them.

Arjan Curri: Po si bëhet?

Lulzim Basha: Si? Kështu si them unë, se këtë nuk ka shqipëtar që nuk e kupton komani…

Arjan Curri: Do i merrni paratë mbrapshtë domethënë? Kontrata vazhdon.

Lulzim Basha: Po ta dëgjosh do e marrësh përgjigjen.

Arjan Çani: Vetëm se ju kujtoj…

Lulzim Basha: Se ju e kërkoni përgjigjen dhe nuk prisni ta merrni. Një kompani me një mijë euro që bëhet një ditë para se të marri kontratën me një person që nuk i dihet ku i ka këmbët, që i ka të regjistruara të gjitha kompanit ofshorë, që merrë 75 miljonë euro nga taksat e shqiptarëve dhe nuk ka bërë as 12% investime ku në faktë as ato nuk janë investime nuk ka prokuror sado të rëmdomtë mos ta çojë para drejtësisë, nuk ka gjykatë mos ta dënoj.

Arjan Curri: Iku e mora përgjigjen.

Lulzim Basha: Kaq e thjeshtë është.

Arjan Çani: Faleminderit Luli.

Lulzim Basha: Këtu është vullneti politik, dhe vullnetin politik nuk mund ta ketë ai që është kapur me preshë në dorë dhe që dje u demaskua si pronari i inceneratorëve Prandaj sillej ashtu ai, vetëm po të ishe pronar i inceneratorëve mund të sillesh ashtu ose përfitues direkt në aferë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...