Gjobat për maskat, Vasili: Policia, instrument politik në duart e një marrëzie qeveritare, po trembin njerëzit

Saturday, 17 October 2020 12:14

 

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, sulmoi qeverinë për të bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës anti-Covid.

Në një deklaratë për media, Vasili tha se policia po ndëshkon qytetarët me gjoba, duke i trembur, ndërsa shtoi se “dihet që maska është mjeti i fundit nga të gjitha mjetet e tjera, për këtë çështje të pandemisë”.

 

Deklarata për media e NënKryetarit të LSI, Petrit Vasili
Të nderuar qytetarë dhe qytetare!
Jemi këtu së bashku në këtë komunikim pasi shqiptarët janë detyruar dhe imponuar që të përdorin maskat me imponim.
Ju shikoni qindra e qindra gjoba që vendosen përditë masa dhe gogolozim policor që del rrugëve për të dënuar dhe për të trembur njerëzit, ky është një mision krejtësisht i kundërt e dihet që maska është mjeti i fundit nga të gjitha mjetet e tjera, për këtë çështje të pandemisë.
Me gjithë atë ju ftoj pa pasur komente të gjata të shikoni se si policia në Shtet e Bashkuara të Amerikës mbështet dhe ndihmon qytetarët. U ofron atyre vetë maskat gratis. Nuk është e prirur që t’i dënojë, t’i vejë gjoba e t’i fusë në burg, por me shumë dashamirësi i ndihmon ata.

Ju lutem ndiqeni videon dhe besoj se do të kuptoni shumë mirë se sa e ndryshme është policia në një vend demokratik në raport me policinë, e cila është shndërruar thjesht dhe vetëm në një instrument politik në duart e një marrëzie qeveritare.

Pra të nderuar qytetarë e kuptuat fare mirë se cili është roli i policisë, i ashtuquajturi dikur polici ne komunitet do të thotë një polici që bashkë punon dhe ndihmon qytetarët. Por 2 janë çështje të mëdha madhore, pandemia nuk përballohet me mjetin e saj të fundit, me efiçencën e saj më të diskutueshme dhe të pa provuar pra maskat. Por duke ndjekur atë triad, testim, gjurmim, trajtim që përballon problemi, me dezinfektimet në masë, me krijimin e mundësive për distancimin fizik dhe të tjera masa dhe e fundit në radhë mbetet maska. E dyta çështje madhore, trajtimi falas i qindra të sëmurëve që trajtohen në banesë, familjet e të cilëve po hyjnë në borxhe, se duhet të marrë qindra milionë lekë për të trajtuar të sëmurët e tyre, duke marrë dhe oksigjenin me qira në shtëpitë, pasi nuk mund të trajtohen ndryshe dhe jeta e tyre nuk mund të shpëtohet. Këto janë masat themelore dhe jo demagogji me maska. Duhet të bjerë njëherë e përgjithmonë maska e hipokrizisë në trajtimin e pandemisë. Por të ndërmerren hapa konkrete, të cilat vërtete e përballojnë atë pandemi, e cila për faj vetëm të qeverisë sot është një lum i dalë nga shtrati, ndërkohë që marrja e masave me kohë dhe dëgjimi i këshillave pa fund që ju kemi bërë do të mund ta përballonte ta vinte në zap, këtë problematikë kaq të rëndësishme dhe qytetarët nuk do të vuanin as shkatërrimin e tyre shëndetësor dhe as shkatërrimin e tyre ekonomik.
Ju falënderoj dhe doja t’ju kërkoja ti mbani mend pamjet e policisë amerikane që me dashamirësi mbështet dhe i do qytetarët e vet dhe nuk i persekuton dhe i dënon dhe i trysnin në mënyrë të vazhdueshme ashtu siç ndodh me policinë e rilindjes.
Ju faleminderit të gjithëve!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...