VOA: Përleshje në Pragë gjatë protestave kundër masave kufizuese

Diel, 18 October 2020 20:28

 

Nga VOA-

Policia çeke hodhi të dielën gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të shpërndarë qindra protestues, të cilët hodhën shishe, gurë e fishekzjarrë mbi policinë pas një tubimi kundër masave kufizuese të vendosura nga qeveria për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Policia tha se të paktën 20 veta janë plagosur gjatë përleshjeve, që shpërthyen pasi disa mijëra njerëz, përfshirë tifozët e futbollit dhe hokejit mbi akull, u mblodhën në sheshin e Qytetit të Vjetër për të kundërshtuar kufizimet që përfshijnë ndalimin e veprimtarive sportive dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve.

 

Tubimet publike prej më shumë se gjashtë personash janë gjithashtu të ndaluara, por deri në 500 veta lejohen të protestojnë nëse ndahen në grupe nga 20 veta dhe mbajnë maska.
Shumë prej protestuesve nuk bartnin maska. Pasi që policia tha se numri i protestuesve është më shumë se 500, organizatorët shpallën përfundimin e protestës. Por, grupe protestuesish qëndruan në shesh duke hedhur fishekzjarrë, shishe birre, gurë dhe objekte të ndryshme mbi policinë, e cila arrestoi dhjetëra veta gjatë ndërhyrjes.
Republika Çeke po përballet me një valë rekorde të infektimeve nga koronavirusi gjatë javëve të fundit.
Të shtuan ajo raportoi 8 mijë e 713 raste të reja. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se ka regjistruar 828 raste për 100 mijë banorë, 10 herë më shumë se Gjermania fqinje.
Numri i të prekurve nga COVID-19 ka arritur në mbi 170 mijë ndërsa 1 mijë e 400 kanë humbur jetën, duke bërë që autoritetet të planifikojnë hapje spitalesh fushore dhe të kërkojnë ndihmë edhe nga jashtë.
Autoritetet thanë që nëse masat kufizuese nuk janë mjaft të frytshme, situata mund të çojë në mbyllje të plotë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...