Mafia e plehrave është “zemra” e Rilindjes. Pse SPAK akoma hesht për hetimet e inceneranatorëve?

Hënë, 19 October 2020 08:31

 

-Për inceneratorin e Tiranës buxheti i shtetit ka dhënë 25 milionë euro, për atë të Elbasanit 22 milionë euro dhe për tjetrin në Fier janë paguar 25 milionë euro. Impianti i Tiranës punon me gjysmë kapaciteti, i Elbasanit nuk ka nisur plotësisht nga puna, ndërsa ai i Fierit nuk është ndërtuar fare. Planifikimi i qeverisë është që ata të marrin 400 milionë euro nga taksat e shqiptarëve. Skandali mbetet se këto i merr vetëm një pronar dhe pa tender.

Aferat korruptive që po zbardhen me projektin e ndërtimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve rezultojnë të jenë skandali më korruptiv dhe mafioz i abuzimeve të rilindjes. Brenda pak viteve, qeveria “Rama” ka dhënë 75 milionë euro për ndërtime impiantesh (inteneratorë) që ose nuk janë ndërtuar fare, ose punojnë me gjysmën e kapacitetit për të cilën u projektuan. Konkretisht për inceneratorin e Tiranës buxheti i shtetit ka dhënë 25 milionë euro, për atë të Elbasani 22 milionë euro dhe për atë të Fierit 25 milionë euro. Impianti i Tiranës punon me gjysmë kapaciteti, i Elbasanit nuk ka nisur plotësisht nga puna, ndërsa ai i Fierit nuk është ndërtuar fare. Dhe megjithëse nuk janë në punë plotësisht, projektet kanë marrë lekët nga buxhetit i shtetit. Afera e inceneratorëve është një gropë gjigande financiare, pasi projektet që ka në letër qeveria dhe i ka miratuar arrijnë në 400 milionë euro. Por disbursimi është bërë nga buxheti i shtetit vetëm për 75 milionë euro dhe që tani rezulton se kemi të bëjmë me një skemë të mirëfilltë korrupsioni.
Skandali i parë me tre ineneratorët për të cilat ka dhënë leje qeveria “Rama” lidhet me faktin se pas tyre qëndron vetëm një pronar. Pavarësisht se kompanitë kanë emra të ndryshëm, ato rezultojnë se janë degë të një kompanie mëmë që është regjistruar në parajsat fiskale. Pra, ligjërisht qeveria “Rama” ja ka dhënë paratë një pronari “anonim” në parajsat fiskale, sepse ligji nuk e detyron kompaninë të tregojë aksionarët e saj. Sigurisht që kryeministri dhe ministrat e dinë se kujt ja kanë dhënë 75 milionë eurot, por për momentin justifikohen se kemi të bëjmë me biznes privat.
Skandali i dytë është se për projektet duhet të kishte tender dhe garë me disa kompani. Në dokumente rezulton se miliona euro i janë dhënë pa garë dhe pa procedura të rregullta për tenderat. Praktikisht qeveria e ka përcaktuar që në fillim se kujt do t’i jepeshin paratë dhe nuk është lodhur të bëjë letrat.
Skandali i tretë është se firmat fituese që do të merrnin miliona euro për çdo projekt kanë pasur të depozituar në bankë një shumë prej vetëm 200 mijë lekësh! Qeveria thotë se i ka dhënë projektet sipas modelit të PPP-ve. Kjo do të thotë se një biznes merr përsipër të investojë nga buxheti i tij për një projekt publik dhe në përfundim të punimeve merr paratë nga qeveria duke llogaritur dhe fitimin. Por në rastin e inceneratorëve ka ndodhur e kundërta, qeveria ua ka dhënë projektin firmave që nuk kanë pasur asnjë garanci financiare. Praktikisht qeveria u ka dhënë lekët që në fillim kompanive që nuk kanë lidhje fare me projektet e përpunimit të mbetjeve.
Skandali tjetër është se kompanitë janë krijuar vetëm pak ditë parë së te shpalleshin fituese dhe paratë u janë dhënë që pa nisur punimet. Për tendera të thjeshtë, edhe institucionet më të parëndësishme në vend kryejnë procedura standarde dhe hapin garë. Ndërsa për 75 milionë euro qeveria ka shkelur pothuajse të gjitha ligjet dhe me papërgjegjshmëri thotë se nuk ka abuzime, por investime të parëndësishme.
Historia e inceneratorëve është publikuar prej kohësh në media dhe së fundi Partia Demokratike ka publikuar dhe dokumente të reja që implikojnë kryeministrin dhe disa ministra të qeverisë “Rama”. Shkeljet janë aq flagrante sa është e pakuptueshme që pas kaq kohësh nuk ka ende një hetim nga SPAK. Më shumë se 75 milionë euro janë hedhur në “plehra” ose në xhepat e zyrtarëve të shtetit dhe të gjithë ata që ja përmendin këtë fakt qeverisë akuzohen si mashtrues. Prokuroria duhet të ndërhyjë për të zbuluar se kush janë mashtruesit e vërtetë dhe mbi të gjitha, ku kanë përfunduar sot 75 milionë euro. Sepse që këto para nuk janë investuar të gjitha kjo duket fare lehtë, mjafton që prokurorët të shkojnë në Sharrë, në Elbasan dhe në Fier dhe të llogarisin investimet dhe kostot reale.
SPAK-u duhet të kishte filluar arrestimet e ministrave dhe ish-ministrave për këtë megaaferë korruptive, e cila nëse nuk ka arrestime, tregon se qeveria ka blerë edhe SPAK

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...