Referendum më 25 prill? Meta: Nëse s’ka reflektim, do jetë më i madhi që nga koha e Skënderbeut. Kam plane pa fund…

Hënë, 19 October 2020 14:09

 

Presidenti Ilir Meta paralajmëron se në rast se nuk reflektohet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor atëhere Shqipëria do të shkojë në referendum në datën 25 prill kur dhe zhvillohen zgjedhjet.

 

Ai thotë se ka plane pa fund por askush s’duhet të dalë kundër zotimeve pasi Presidenti mund të mbajë një referendum që do jetë më i madhi nga koha e Skënderbeut.

 

Meta qartëson se ai do të garantojnë që Shqipëria nuk do të bjetë në humnerën ku duan ta shtyjnë forcat antishqiptare.

 

 

”Duhet të reflektojmë të gjithë dhe mos e kthejmë 25 prillin në referendum. Ose do e kthej në referendum, më i madhi që nga koha e Skënderbeut. Këtë gjë nuk e ndal dot më askush. Të gjithë të bëhen pjesë dhe askush mos dalë kundër ose do ketë kundër gjithë popullin shqiptar, të majtë e të djathtë.

Presidenti do bëjë çdo gjë që të respektohet 5 qershori. Ata do vendosin që ta çojnë në referendum? Patjetër. Me gjithë demokratët, socialistët, ballistët, pa parti, që do i qëndrojmë amanetit të Skënderbeut. Sic ka thënë Fan Noli, do jetë më i gjalli ndër të gjallët.

Presidenti ka plane pa fund, për të garantuar që Shqipëria mos bjerë në një humnerë ta shtyjnë forcat antishqiptare.

 

Kthimi do jetë shumë i mirë argumentuar nga ana kushtetuese, standardet e Venecias, OSBE , KiE, sepse do ketë kthim të argumentuar, dhe një kthim që do ndiqet nga partnerët ndërkombëtarë.”- tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...