“Thuaji popullit që je peng” Presidenca sqaron deklaratën e Metës: Apeli i drejtohej…

Hënë, 19 October 2020 15:17

 

Presidenca ka sqaruar deklaratën e kreut të shtetit sa i takon përgjigjes lidhur me qëndrimet e kryedemokratit Basha.

Përgjigjja e Metës ‘Kur tha se Atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbegoviçi kur e morën peng. Thuaji popullit që je peng dhe vazhdo punën tënde. Këtë popull dhe këtë vend nuk e merr askush më” ngriti dyshime se kujt i adresohej apeli i kreut të shtetit, kreut të PD-së apo kryeministrit Rama.

 

Për të sqaruar cdo paqartësi, zëdhënësi i presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi reagoi përmes një statusi n facebook, ndërsa shkruan se apeli i kreut të shtetit adresohet për kryeministrin Rama.

“Një sqarim për të gjithë kolegët e nderuar gazetarë: Referenca për “pengun” i adresohet direkt Kryeministrit ende në detyrë që duhet të heqë urgjentisht dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë! Kjo është e qartë!” shkruan Blushi në një postim në facebook.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...