Meta pret ambasadorin e ri të Azerbajxhanit: Mbështetje për zgjidhjen e konfliktit rreth Nogorno-Karabakut me rrugë paqësore

E Enjte, 22 October 2020 14:36

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot ambasadorin e ri të Azerbajxhanit, Anar Huseynov i cili i ka dorëzuar letrat kredenciale me marrjen e detyrës. Meta shprehet se ka inkurajuar një prani më të madhe të investitorëve azerë në Shqipëri, veçanërisht në fushat e energjisë, turizmit dhe bujqësisë.

Gjithashtu kreu i Shtetit ka konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për zgjidhjen e konfliktit rreth Nogorno-Karabakut me rrugë paqësore.

 

“Prita me kënaqësi Ambasadorin e ri të Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira politike ndërmjet dy vendeve tona dhe inkurajova një prani më të madhe të investitorëve azerë në Shqipëri, veçanërisht në fushat e energjisë, turizmit dhe bujqësisë.
Konfirmova mbështetjen e Shqipërisë për integritetin territorial të Azerbajxhanit dhe për zgjidhjen e konfliktit rreth Nogorno-Karabakut me rrugë paqësore, nëpërmjet negociatave, në kuadër të Grupit të Minskut së OSBE-së. 🇦🇱🤝🇦🇿”, shkruan Presidenti Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...