SPAK nis hetimet për denoncimet e PD për incineratorët

E Enjte, 22 October 2020 20:28

 

Prokuroria e Posaçme Antikorrusion ka nisur hetimet për aferat me inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.

Burime të Syri TV pranë SPAK kanë bërë me dije se është bërë bashkimi i kallëzimeve të bëra nga PD dhe më herët nga Nisma Thurje dhe tashmë është regjistruar procedim penal ku po hetohen personat e përfshirë në kërtë aferë, deri më tani nga ana e hetuesve të Prokurorisë së Posaçme është bërë sekuestrimi i të gjitha praktikave të prokurimit si dhe janë sekuestruar kontratat e nënshkruara mes shtetit dhe kompanisë private.

SPAK sqaron se nga prokuroret e çështjes do të ndërmerren veprime konkrete, mirëpo ato nuk mund të bëhen publike.

Partia Demokratike ka dorëzuar 3 padi për inceneratorët, ku akuzon Kryeministrin Edi Rama, Ministrin Arben Ahmetaj, Kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-Ministrin Lefter Koka dhe biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët i akuzon për shpërdorim detyre, pabarazi në tendera dhe për grup të strukturuar kriminal.

 

Nga viti 2015, 72 milionë euro janë paguar nga buxheti i shtetit për ndërtimin dhe funksionimin e tre inceneratorëve, dy prej të cilëve ende nuk janë ndërtuar, ndërsa ai i Elbasanit nuk punon me kapacitet të plotë. Të treja kontratat kanë një kosto financiare prej 400 milionë euro për taksapaguesit shqiptarë, çka ka bërë që të ngrihen dyshime për një aferë korruptive me pasojë të mëdha për ekonominë shqiptare

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...