Berisha: SPAK liroi Bajrët, reforma e dështuar në drejtësi ka kushtuar gjysmë miliard euro

E Enjte, 22 October 2020 21:11

 

Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti të dështuar reformën në drejtësi, ndërsa tha se SPAK është ngritur për të mbrojtur PS-në dhe eksponentët e kësaj partie.

“Nuk ka prokuror në botë që të thotë se Bajrët nuk janë grup i organizuar kriminal. I pari njeri që e thotë këtë gjë, që i liron ata, është prokurori i SPAK dhe vetë SPAK-u. Sepse vepron mbi urdhra partiakë, i bindet urdhrit të Edi Ramës.

Bajrët kanë filluar që tani terrorin në Shkodër. Ata po vendosin edhe njëherë darën e krimit në qytet.

A mund të kesh besim kur për bandën më numerike të Shqipërisë, deklarojnë se nuk bëhen tre që të quhen grup i organizuar kriminal, atëherë çfarë i mbetet këtij institucioni?” tha Berisha.

Sipas tij, ndërkombëtarët duhet të pranojnë dështimin me reformën në drejtësi, e cila ka kushtuar gjysmë miliard euro deri tani.

“Reforma po shkon në gjysmë miliardë euro nga partnerët perëndimorë, por njohja e dështimit, të gabosh është humane, pr mosnjohja e dështimit dhe gabimit, ajo thellon shumë më tepër.

Kjo reformë u projektua kryekëput nga Sorosi dhe opozita u kyç në këtë reformë, gjersa arriti me shumë mundime të mbrojë standardet ndërkombëtare të drejtësisë, të cilat u përmbysën të gjitha në ligje organike,” tha Berisha.

Sipas tij, një grup të urtësh, ekspertësh nga jashtë duhet të vijë të vlerësojë se çfarë prodhoi kjo reformë.

“Përndryshe, në mënyrë absolute, do të shkojë ajo që kam deklaruar, drejt një paralize të plotë. Ata që tentuan të shohin veprimin, tani po shohin paralizën,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...