Kryemadhi me gjimnazistët e LRI-së: LSI partia që lufton për të rinjtë, do jetë foltorja juaj!

Saturday, 24 October 2020 12:01

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se kjo forcë politikë lufton për të rinjtë, ndërsa theksoi se ajo do të jetë foltorja e tyre gjithmonë.

Në një takim me gjimnazistët e LRI-së, Kryemadhi tha se vetëm me angazhimin e të rinjve në vendimmarrje, do të çonte para vendin. Mes të tjerash Kryemadhi tha se rininë shqiptarë s’ka virus që e ndal.

 

“Të rinjtë janë shpirti dhe drita e syve të familjeve tona. Dëgjoj me vëmendje dhe me pjesën më të madhe të tyre jemi takuar. Pyetja që bëjmë herë pas here është; sa nga ju duan që të ikin në Shqipëri? Mungesa e arsimit cilësor, e perspektives, e një page të mirë paguar, e shumë gjerave të tjera që ka sot nevojë një njeri, jo vetëm shkollën, janë arsyet. A ka zgjidhje kjo situatë? LSI është partia e të rinjve, iu ka dhënë dorën të rinjve, që janë sot krenaria e kësaj partie dhe fuqia e saj. S’i përdorim të rinjtë si dekor, të bëhesh sot pjesë e vendimmarrjes, do të thotë të kesh vizion. Sot këtu nga korpusi i Universitetit të Tiranës, në sheshin Nënë Tereza, ku me bekimin e saj, të urojë të rinjtë, familjet tuaja, që të ndriçojë mendjen dhe zemrat, që të ndërtoni familjet në Shqipëri. LSI do të jetë foltorja juaj për të marrë vendimet tuaja. Me djem dhe vajza si ju që ëndërrojnë të jenë europiane në vlera dhe standard jetese, në cilësinë e mënyrës së jetesës, për të krijuar më shumë. Europa nuk është kulla që zaptohen dhe pastrojnë paratë e drogës në Shqipëri. Por është arsim cilësor, shëndet dhe kujdes i politikës për qytetarët e saj. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndryshuar këtë realitet të hidhur. S’ka virus që e ndalon rininë shqiptarë për të ndaluar këtë realitet monstruoz.”, tha Kryemadhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...