Presidenti i Gjermanisë thirrje liderëve ndërkombëtarë: Bashkëpunim për të luftuar pandeminë, jo nacionalizëm me vaksinat ndaj COVID-19

Diel, 25 October 2020 20:36

 

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier i është drejtuar me një thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të bashkëpunuar në luftë kundër pandemisë Corona.

„Nëse pas pandemisë nuk duam të jetojmë në një botë, në të cilën zë më shumë vend parimi „secili është kundër tjetrit dhe secili për vete”, atëherë kemi nevojë për racionalizmin e mençur të shoqërive dhe qeverive tona. Steinmeier iu drejtua me një fjalim në formë videoje të dielën pjesëmarrësve me rastin e hapjes së Konferencës për Shëndetin „World Health Summit”. Një pandemi që vihet nën kontroll në vend, por jo jashtë kufijve, vazhdon të kushtojë jetë njerëzish dhe mirëqenie.

 

Jo nacionalizëm me vaksinat

 

Pandemia duhet të luftohet në frymën e bashkëpunimit e jo në “frymën e nacionalizmit vaksinor”. Në të gjithë botën shtete të ndryshme, edhe Gjermania, kanë lidhur kontrata me prodhuesit bioteknologjikë për miliona doza vaksine që para daljes së saj. „Ne të gjithë e dimë, që qeveritë në radhë të parë kanë detyrimin për popullsinë e tyre”, tha Steinmeier. Por tek e vërteta bën pjesë edhe një tjetër, që sigurimi i hershëm i vaksinës që bëjnë disa shkon në dëm të të tjerëve. Steinmeier bëri thirrje, që të mbështetet iniciativa ndërkombëtare e vaksinimit, Covax. Kjo iniciativë e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë angazhohet për një shpërndarje të drejtë të mjeteve edhe në vendet e varfra.

 

Kush do të kujdeset që të vaksinohen të varfrit kundër Coronës? Vendet e pasura kanë lidhur kontrata me prodhuesit që para daljes së vaksinës

Si rrallë në historinë e njerëzimit kanë dal në pah tani në kohën e pandemisë nga njëra anë frytet jetëshpëtuese dhe të mirëqenies të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe nga ana tjetër pasojat e pazemërta të një politike „secili për vete”, tha Steinmeier. „Nëse ne dështojmë këtu, si mundemi të ruajmë shpresën, që do të fitojmë edhe luftën kundër ndryshimit kompleks të klimës?”

Samiti disaditor „World Health Summit” ishte parashikuar të zhvillohej nga e diela me pjesëmarrjen e 2000 organizatave e ekspertëve në Berlin. Për shkak të pandemisë edhe ky samit u kthye në një konferencë online. Pjesëmarrësit diskutojnë vetëm me video me njëri-tjetrin.

 

/DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...