Meta: Kodin e dërgova në Venecias, nuk pres reflektim nga mazhoranca

Hënë, 26 October 2020 12:59

 

Presidenti Ilir Meta ka dalë në konferencën e përjavshme për shtyp me gazetarët.

Meta foli për ndryshime në Kodin Zgjedhor, për të cilat i ka kërkuar opinion Komisionit të Venecias.

 

Meta renditi para medias, të gjitha pyetjet, për të cilat i kishte kërkuar opinion, ‘Venecias’.

 

‘Ju njoha kryesisht me pyetjet, - i tha Presidenti gazetarëve. – Do t’i keni më pas në faqen e Presidencës.

 

‘Dua ta nis me një apel për qeverinë, por edhe për grevistët, zonjat e ngujuara në një grevë urie dhe për naftëtarët, për të dialoguar sa më parë për një zgjidhje sa më të pranueshme dhe të arsyeshme pa u përshkallëzuar kjo situatë për shëndetin e tyre.

Është shumë e rëndësishme që të bëhet çdo përpjekje me mirëbesim dhe të jepen garancitë e duhura për këtë çështje të rënë sociale dhe humanitare para se mund të kemi pasoja me shëndetin e tyre.

Unë jam këtu si President për të garantuar zgjedhje me standarde aq më tepër që Shqipëria ka kryesinë e OSBE, është vend anëtar i Europës dhe që ka disa kushte për çeljen e negociatave dhe të një vendi që është fqinj me Maqedoninë e Veriut që ka treguar se si mund të zhvillohen zgjedhje.

Se si do të sillet mazhoranca mbetet për t’u parë. Nuk kam asnjë arsye pse të mos shpresoj në ndonjë reflektim të tyre.

Më vjen keq që nuk kanë lexuar 81 faqet e përgatitura nga presidenti po u përgjigjën menjëherë.

Megjithatë secili mban përgjegjësi për aktet dhe vendimet e tij. Ato të presidentit kanë qenë dhe janë transparente’, - tha gjatë fjalës së tij presidenti Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...