Kodi Zgjedhor/Meta:Për çdo rast, presidenti i ka sytë nga populli

Hënë, 26 October 2020 13:14

 

Gjatë konferencës për mediat, Presidenti Ilir Meta iu përgjigj interesit të medias lidhur me deklaratat e Edi Rama për të kaluar të pandryshuar Kodin në parlament.

Meta tha se uron në një reflektim të maxhorancës edhe pse nuk e pret një gjë të tillë, ndërsa theksoi se secili mban përgjegjësi për aktet dhe vendimet e tij.

 

“Për të ndihmuar dhe garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, me standarde të OSBE, të një vendi anëtar të këshillit të europës, që ka disa kushte për negociata dhe që është fqinj me Maqedoninë e Veriut që ka treguar se si mund të organizohen zgjedhje model.

 

Si do sillet maxhoranca kjo mbetet për t’u parë. Nuk kam asnjë arsye përse të mos shpresoj në një reflektim të tyre. Më vjen keq që nuk kanë lexuar 80 faqet e argumenteve, po kanë reaguar menjëherë. Secili mban përgjegjësi për aktet dhe vendimet e tij. Aktet e presidentit kanë qenë e do jenë transpararente dhe në interes të popullit shqiptar.” u shpreh Meta.

 

Ndër të tjera Meta komentoi edhe vendimin për t’iu drejtuar Venecias lidhur me këtë cështje.

“Unë si president kam marr në konsideratë një kërkesë të opozitës së bashkuar për t‘iu drejtuar Venecias. Opozita e bashkuar e pranoi kërkesën dhe insistimin tim që mos vendosnin si kusht qeverinë teknike, për nënshkrimin e 5 qershorit. Edhe pse i kishte dosjet për të mos patur besim te qeveria.

Presidenti i ka sytë nga populli, e dimë që Venecia është shumë i rëndësishëm, i dimë vendimet që nuk janë respektuar nga kryeministri aktual. Shpresoj të ketë një reflektim. Presidenti në çdo rast është i qartë dhe ka shumë zgjidhje që do të kërkojnë bashkimin e të gjithëve.” u shpreh Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...