Nënshtetësi futbollistit afrikan/“Heronjtë e UÇK quhen tradhtar nga këlyshët e UDB”, Meta: Jam njeri i shtetit dhe i ligjit, kam respektuar Kushtetutën

Hënë, 26 October 2020 13:21

 

Presidenti Ilir Meta deklaroi se ka respektuar Kushtetutën në lidhje me dhënien e nënshtetësisë për futbollistin afrikan Winnful Essua Joseph Cobbina, i cili ishte i kërkuar për një vrasje.

 

Ai theksoi se është njeri i ligjit dhe se të gjitha ato që ai i cilësoi përgojime, bëhen sipas tij për të shmangur vëmendjen nga përpjekjet për të shkatërruar zgjedhjet dhe keqmenaxhimi i pandemisë. Kreu i shtetit u ndal dhe tek rasti i marrjes së nënshtetësisë për familjarët e heronjve të UCK.

 

“Meqë janë bërë disa përgojime absurde për të shmangur vëmendjen nga përpjekjet që bëhen për të shkatërruar zgjedhjet dhe menaxhimi mjaft i dobët nga ana e qeverisë dhe jo të mjekëve dhe infermierëve për pandeminë. I patë të gjitha statistikat, si të FMN, ku Shqipëria ka harxhuar më pak për fondin e mbështetjes për qytetarët, për biznesin, sipërmarrjet. Për të shmangur vëmendjen nga shumë gjera të tjera, janë shpikur disa gënjeshtra të jashtëzakonshme. Jam njeri i ligjit dhe i shtetit. Kjo këtu është dosja e futbollistit të Tiranës, të cituar nga mediat pararoje të kryeministrit si terrorist. Më pas ai u ekspozua si kryeministër i papërgjegjshëm. Këtu është dhe tek kjo dosje, dhe dokumenti i institucionet përkatës ku konfirmohet se nuk disponohet asnjë e dhënë që cënohet siguria kombëtare për futbollistin në fjalë. Të përfaqësosh një ekip kampion apo çdo skuadër, është interes kombëtar dhe publik. Kjo është sqaruar qartë dhe nga drejtuesit e Klubit që kanë bërë një kërkesë presidentit para ndeshjes me Zvicrën. Presidenti ka respektuar Kushtetutën. Kalojmë tek tjetra, që merren 20 vite me Ylli Pangon. Këtu është konfirmimi nga institucioni përkatës i sigurisë për raste të tilla, ku dhe zonja ukrainase s’ka asnjë problem për sigurinë kombëtare. Ajo duhet ta kishte marrë prej 3 vitesh, se kishte 8 vite kërkesa. Kur i intereson qeverise ekziston procedura e posaçme. Ish-ministrja e Arsimit, në rast se nuk do të ishin ndjekur procedurat e posaçme, s’do kishte qenë as zv/ministre e ministre, do i duheshin 2 vite. S’dua të përmend raste të tjera. S’mund tua jap dokumentet, pasi janë sekret shtetëror. Gjithçka është bërë në respekt me kushtetutën dhe ligjin. Sa i takon shqetësimit të familjarëve të heronjve të UÇK-së per nenshtetesi, e kuptoj që për këlyshët e UDB ata terroristë quhen akoma. Por ata janë familjarë të heronjve dhe patriotëve dhe atdhetarëve.”, tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...