”Rivotimi i Kodit”/Panariti: Një kurs i hapur dhe i rrezikshëm anti-europian nga Rama

Hënë, 26 October 2020 16:58

 

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka komentuar zhvillimet e fundit politike, ku sot Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta bëri me dije se ka dërguar 8-të pyetje Komisionit të Venecias për të shmangur krizën e zgjedhjeve. Sipas Panaritit, qëndrimi i kryeministrit Edi Rama për të rivotuar ndryshimet e njëanshme të Kodit, është një kurs i hapur dhe i rrezikshëm anti-europian. ”Apeli i Komisionerit Varhelyi, për Parlamentin për të ndalur rivotimin në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias, është qëndrim i Bashkimit Europian dhe si i tillë duhet të merret patjetër në konsideratë”,-shkruan Panariti në facebook.

Postimi i plotë

 

Një kurs i hapur dhe i rrezikshëm anti-Europian! Karshillëku ndaj Bashkimit Evropian do ti kushtojë shtrenjtë Shqipërisë! Këmbëngulja për të rivotuar, ndryshimet në kodin zgjedhor si pasqyrë e ndryshimeve të njëanëshme të Kushtetutës, është Anti-Europiane.

Kjo është tashmë e qartë! Sepse është shprehur edhe zyrtarisht nga Komisioneri Evropian për Zgjerimin. Prandaj, Presidenti Meta, i dha shansin e fundit Kuvendit të rishohë këtë Akt Normativ abuziv dhe antidemokratik.

Apeli i Komisionerit Varhelyi për parlamentin për të ndalur rivotimin në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias, është qëndrim i Bashkimit Evropian dhe si i tillë duhet të merret patjetër në konsideratë.

Të insistosh në marrëzinë e kapjes së sistemit nëpërmjet, dizenjimit të rregullave dhe të procesit zgjedhor, sipas interesave të Partisë Shtet, është jo vetëm Anti-Kombëtsre por edhe Anti-Europiane. Prandaj kriza e Shqipërisë, është para së gjithash krizë e demokracisë! Kjo është nëna e të gjitha krizave të tjera që e kanë futur vëndin në një kurth të pashpresë, nga i cili dilet vetëm duke ndryshuar regjimin

Modifikuar më Hënë, 26 October 2020 17:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...