“Është koha për masa urgjente!” Basha: Batutat e lodhura të Ramës, bëhen me një qëllim. Kjo krizë merr fund më 25 prill, por deri atëherë …

Premte, 30 October 2020 13:22

 

Në bashkëbisedimin me mediat, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se ndërsa vendi po shënon rritje të numrit të viktimave e të të prekurve me covid-19, kryeministri vijon me akuzat ndaj opozitës, për të shmangur sipas tij përgjigjet për kolapsin e shëndetësisë.

Thuajse 500 vdekje, 20 mijë infeksione, dhe Rama vijon të tallet me shqiptarët. Vijon sportin e tij që kushton jetë të sulmeve kundër opozitës e gazetarëve vetëm e vetëm mos jap përgjigje. Ku e gjen të drejtën të thotë kush do trajtohet e kush do vdesë. Nuk ka asnjë justifikim tjetër për këtë kolaps duhet me urgjencë që të merren masa që kolapsi mos thellohet. Spitalet të kenë mbrojtjen e pajisjet minimale. Duhet trasparrence reale, duhet rimbursim i plotë i paketës së ilaçeve për ata që trajtohen në shtëpi. Shqiptarët të marrin mbrapsht paratë e taksave e jo tu vidhen edhe në kohë pandemie.” tha Basha ndërsa apeloi mediat të mos lejojnë propagandën e Ramës, pa iu përgjigjur pyetjeve për emergjencën shëndetësore.

 

“Sot kam një thirrje për cdo media. Jemi në emergjencë shëndetësore, mos e lejoni propagandën e një njeriu të shfrenuar të domonijë, pa iu përgjigjur pyetjeve:

Pse nuk merr masa për të rritur testimet? 2500 në ditë është minimumi
Pse nuk paguan bonusin për mjekët, sipas propozimit tonë?
Gozhdojeni nga mëngjesi në darkë. Pse nuk rrit testimet, pse nuk paguan bonusin, pse nuk përgatit infrastrukturën për t’u përballur me virusin. Spitalet po dalin jashtë kontrollit për shkak të infektimit. Kur do ndalësh vjedhjen e parave? Kur do i japësh fund vjedhjes së buxhetit, që është arsye pse kemi numrin më të ulët të testimeve? Kjo kushton jetë.

 

Gërr vërret e vjetra të raumatizmës së Ramës, batutat e lodhura bëhen me një qëllim. Kjo nuk është betejë politike, është betejë për jetën e shëndetin e qytetarëve. Të bëjmë gjithësecili betejën tonë, që paratë e taksave në këtë moment kolapsi të shkojnë të shendetësia, testimet e jo të gllabërohen për ditë e javë nga Edi rama. Nuk ka temë më të rendësishme se jeta e shëndeti i njerëzve. Nëse këto masa do ishin marrë 5 javë më parë kur proprozuam planin tonë, sa jetë do ishin shpëtuar.

Sa familje do kishin patur një paketë minimale ndihme. Plani ynë bazohet në mundësitë aktuale të shtetit. Nuk është kohë për t’u tallur me shëndetin është koha për të marrë masa urgjente tani!

Koha për t’u tallur me shqiptarët duhet të marr fund sot. Pas 25 prillit Rama e banda e tij s’do kenë mundësi të bëjnë shaka me shqiptarët. “ u shpreh Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...