Greqia: Problem është Presidenti Meta, pasi Ramën e kemi në thes për 12 miljet

Hënë, 02 November 2020 08:24

 

Po fillon e zbulohet loja djallëzore e kryeministrit Rama me palën greke për detin. Mediat greke po tregonë se në Shqipëri problem kemi Presidentin Meta, sepse Kryeministrin shqiptar Rama e kemi në thes.

Ky “thesi” nuk shprehet qartë nëse është se ka nevojë diplomatike Edi Rama për ta mbajtur në pushtet, Athina zyrtare apo fshihen interesa ekonomike qindra miliardshe euro sepse flitet për zonë detare ku do të bëhen shpime për naftë dhe gaz. Sipas llogarive të ekspertëve ndërkombëtarë ajo detare ku po negociohet janë mbi 170 miliardë dollarë fitime nga nxjerrja e naftës dhe gazit në detin që po synohet ti merret Shqipërisë

 

Në një shkrim të gazetës greke “Kathimerini” thuhet se qeveria helene ka dërguar në Këshillin e Shtetit një dekret për zgjerimin me 12 milje dhe për paraqitjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës së marrëveshjes me Shqipërinë.
“Një dekret presidencial që parashikon shtrirjen e Greqisë në ujërat e saj territorialë në Detin Jon nga 6 në 12 milje detare është paraqitur në Këshillin e Shtetit, gjykata më e lartë administrative e Greqisë, për një kontroll ligjor, dhe më pas do të nënshkruhet nga presidentja Katerina Sakellaropoulou, për t’u kthyer në ligj.
Dekreti u dërgua në gjykatë javën e kaluar pas një vizite nga ministri i Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë, ku u ra dakord që Greqia dhe Shqipëria të referonin një mosmarrëveshje mbi kufijtë e tyre detarë në detin Jon në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Në përputhje me parashikimet e dekretit, shtrirja e ujërave territoriale të Greqisë do të kryhet gjithashtu në veri të Korfuzit, një zonë ku qasja e Shqipërisë është e ndryshme nga ajo e Greqisë. Sidoqoftë, rregullimet e kërkuara do të kryhen me mirëbesim menjëherë pas vendimit të gjykatës” – shkruan Kathimerini që tërheq vëmendjen se çështja nuk është kaq e thjeshtë në Shqipëri.
“Pritet që thirrja nga të dy vendet në gjykatën ndërkombëtare nuk ka gjasa të ndodhë përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara të zhvillohen në Shqipëri në Prill. Sidoqoftë, ato mund të ketë një pengesë. Nënshkrimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama nuk mjafton për të miratuar marrëveshjen e përbashkët midis dy vendeve. Dhe burimet diplomatike bëjnë me dije se presidenti i vendit Ilir Meta mund të mos e miratojë marrëveshjen në mënyrë që të mos i japë partisë së Ramës përparësi para zgjedhjeve” – e mbyll gazeta greke.

Pra në Athinë, Edi Ramën e quajnë njeri të tyrin, që ua ka hapur dritën jeshile që ta okupojnë me letra ndërkombëtare detin shqiptar, kurse Ilir Metën kundërshtar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...