Ambasadori i Gjermanisë: Plotësoni Gjykatën Kushtetuese, vendi të hyjë në zgjedhje me gjykatë funksionale

E mërkurë, 04 November 2020 16:25

 

Një nga pesë kushtet që Bundestagu i ka vënë Shqipërisë përpara konferencës së parë ndërqeveritare është vënia në funksion e Gjykatës Kushtetuese. Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf në një intervistë në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi thekson rëndësinë e plotësimit të Gjykatës Kushtetuese në një vit zgjedhjesh.

“Para pak ditësh në raport është thënë që Shqipëria ka bërë një progres mjaft të mirë. Është afër përmbushjes së kushteve, por një kusht që për mua është mjaft i rëndësishëm është ai i Gjykatës Kushtetuese. Që ajo të jetë funksionale duhet që të jenë 6 gjykatës dhe nuk jemi ende në këtë pikë. Gjykata kushtetuese është e domosdoshme edhe pse jemi pranë zgjedhjesh dhe sigurisht do të ishte më mirë që vendi do të hyjë në zgjedhje me një gjykatë funksionale.” – tha Zingraft.

 

Me tej Ambasadori tha se dera e Bashikmit Europian është e hapur por vendi duhet të vijojë programin e reformave. “Dera është e hapur. Institucionet shqiptare dhe forcat politike do të duhej të vazhdonin punën e tyre më programin e reformave sepse këto pika të reformave janë pikërisht të rëndësishme për prosperimin politik të vendit. Unë do të rekomandoja vazhdoni punën e pastaj të shikojmë”, – theksoi Zingraft në Përballë

Modifikuar më E mërkurë, 04 November 2020 16:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...