Jorida Tabaku: Ja pamjet e filmuara sot në kantieret imagjinare tek “Sami Frashëri” dhe “5 Maji”. 4 pyetjet për Veliajn

E Enjte, 05 November 2020 10:13

 

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar sot një tjetër video në lidhje me projektin e ndërtimit në shkollën Sami Frashëri si dhe në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë, ndërsa akuzon se në këto dy kantierë nuk vijon puna.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Tabaku flet për kantierë imagjinarë të Rilindjes, ndërsa parashtron disa pyetje për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

 

REAGIMI I TABAKUT
Pamjet më poshtë janë marrë sot në mëngjes në dy nga kantieret imagjinare të Rilindjes. Ku ndërtohen shtëpi imagjinare, rrugë dhe porte në 3D apo aeroporte qe duhet te kishin përfunduar vite më parë. Por sapo kamerat largohen nga kantieret imagjinare, gjithçka i rikthehet heshtjes dhe shesheve të premtimeve të pambajtura.
Fakt mbetet që një vit pas tërmetit janë ndërtuar gjithsej 48 shtëpi nga 3389 te kontraktuara për rindërtim. Sikundër lagjet e reja apo aeroportet anë e mbanë Shqipërisë ekzistojnë vetëm në një folder special në USB-në e Arben Ahmetaj.
Premtimet e pambajtura dhe kjo qeveri janë binom i pandashëm. Sado të mundohen, videomontazhet nuk e fshehin dot dështimin dhe korrupsionin që ka shoqëruar në çdo hap procesin e rindërtimit. Sot sërish dua të ndalem tek procedura e shembjes së gjimnazit “Sami Frashëri” për t’i drejtuar kryetarit të bashkisë këto pyetje që kanë mbetur ende pa përgjigje:
1. A u rehabilitua Sami Frasheri pak muaj para se të shembej ndonëse EV tha që do rrojë me vite?
2. Me çfarë fondesh po ndërtohet Sami Frashëri? Veliaj dhe Ahmetaj thanë me fonde të BE, ndërkohë që BE thotë që nuk po ndërton asnjë shkollë në Tiranë me fondet e saj.
3. A është shpallur në buletinin e datës 27 Mars projektimi i ndërtimit të shkollës Sami Frashëri dhe anulluar me datë 21 Prill? Që do të thotë se kur u prish me datë 24 Prill nuk kishte një projekt…
4. Në ç’sirtar ka përfunduar procedura e përfunduar e tenderit për shkollën Sami Frashëri? Pse nuk është bërë publike?
ER dhe EV duhet ta kenë dhe përgjigjen pse shkollat e tyre janë me kosto 4,5mln euro dhe të BE 700 000 euro.
Më poshtë pamjet nga “sheshet e ndertimit” tek gjimnazi “Sami Frashëri” dhe kompleksi 5 maji👇

Modifikuar më E Enjte, 05 November 2020 12:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...