Elona Guri i përgjigjet Edi Ramës: Zuzar, nuk do ta keni më LSI në krah, por vetëm përballë!

Premte, 06 November 2020 17:24

 

Drejtuesja e LSI në Qarkun e Durrësit, Elona Guri ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës kundër LSI. Guri shprehet se në vitin 2013 Edi Rama lutej që të kishte në krah LSI dhe Ilir Metën, por tashmë do ta ketë vetëm përballë.

“Koha më e lavdërueshme e jotja është pikërisht 2013, kur i luteshe Ilir Metës dhe i kërkoje falje për çdo gjë. Sot, megjithë dëshirën tënde të sëmurë për ta pasur LSI-në në krah e ke marrë përgjigjen dhe nuk do t’a kesh më. Në krahun tënd, si sot tek plehrat do kesh arkitektët e plehrave asnjë tjetër! Tani që zuzarët u bënë bashkë të gjithë qytetarët dhe atdhetarët do jenë bashkë”,- shprehet Elona Guri në një postim në Facebook.

 

Gjatë takimit të zhvilluar sot në Durrës, kryeministri Edi Rama sulmoi Presidentin Ilir Meta, kreun e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. “Luli është në një fazë që jo vetëm shkon në rrugë të gabuar por përton të fshehë edhe gjurmët e rrugës së gabuar. Pastaj vjen Monika bashkë me Ilirin, e kanë kthyer vëmendjen nga Durrësi, flasin përçart si njëri ashtu edhe tjetri, flasin për një hakmarrje të madhe që nis këtu nga Durrësi. Po Iliri ca do sjellë në Durrës? Europën? Problemi më i madh këtu është të ndihmojmë demokratët këtu se vërtet do votojnë për PD, por do kenë Monikën bashkë me Ilirin si peshqesh. Çfarë do të në Durrës Meta? Se durrsakët dhe shqiptarët e kanë bërë edhe kryeministër edhe kryetar parlamenti dhe president? Çfarë kërkon? Mos do Vilën e Zogut që ta ketë edhe një vilë në majë të kodrës si ajo që ka buzë detit? Çfarë kërkon më ndërkohë që e ka bërë institucionin e Presidencës destinacionin më qesharak të arsyes njerëzore, të vjen zor dhe keq, as armikut nuk i urohet ajo katandisje në atë gjendje. Ata që mendojnë se do votojnë LSI dhe do kapin PS ta harrojnë, mund të kapin Lulin por, s’ka më kthim pas. Ne do shkojmë para me njerëzit dhe për njerëzit, si forca më e madhe për të qeverisur Shqipërinë në Durrës dhe kudo”,- tha Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...