Haradinaj: Nuk duhet të vajtojmë, të kërkojmë kompensim nga ndërkombëtarët

Premte, 06 November 2020 21:17

 

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, deklaroi në Çim Peka LIVE, se pas kësaj që ka ndodhur në Kosovë, ku shumica e drejtuesve të UÇK ka përfunduar në Hagë, Kosova duhet të kërkojë kompensim nga ndërkombëtarët.

“Mund të kërkojmë një kompensim nga bashkësia ndërkombëtare. Për shembull një përmbyllje të rrugëtimit drejt NATO-s. Ose kemi çështjen e liberalizimit të vizave që po vonohet.

Nuk duhet që Kosova të mbetet vetëm në vajtim.
Kosova po e dorëzon gjysmën e UÇK-së, por asnjë kryeqytet nuk ka dalë me një deklaratë mbrojtëse. Janë mbi 30 përqind e njerëzve që lidhen me luftën e UÇK-së. Partitë që sigurojnë vota nga kjo luftë janë gjysma e votave në Kosovë.
Nuk ka dalë as Uashingtoni dhe as Berlini, as Brukseli për inkurajim, për të na dhënë një shpresë,” tha ai.

I pyetur se përse ndodh kjo, Haradinaj tha se vjen për shkak të mungesës së funksionimit në Kosovë.

“Ne duhet të jemi kërkues. Nuk po kërkojmë me ndërhy në drejtësi. Por mund të ndërhysh në politikë. Mund të kërkosh një ftesë për NATO, që ta ndjejmë të sigurt udhëtimin tonë, mund të marrësh njohje” tha Haradinaj, duke kritikuar qeverinë Hoti në këtë aspekt.

Modifikuar më Saturday, 07 November 2020 09:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...