Presidenti kthen ligjin që bën çorap listën e zgjedhësve

Hënë, 09 November 2020 09:33

 

–Ligji i fundit i kthyer nga Presidenti është pjesë e një skemë të sofistikuar manipulimi që PS-ja po kërkon ta vendosë në zbatim më 25 prill. Po tentohet heqja e të drejtës së votimit për opozitarët duke ua çuar qendrat e banimit dhjetra kilometra larg banesës dhe po lejohet me ligj special zhvendosja e votuesve të majtë në zonat ku PS e cilëson veten më dobët.

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për “Gjendjen civile”, i miratuar pak ditë më para nga Kuvendi. Projekti i PS-së parashikon që të hiqen afatet kohore ekzistuese për vetëdeklarimin vendbanimit të qytetarëve. Sipas ligjit ekzistues të miratuar në vitin 2016, po nga PS-ja, qytetarët duhet të deklarojnë brenda 30 ditëve ndryshimin e vendbanimit, në të kundërt gjobiten me 10 mijë lekë dhe nuk marrin shërbime derisa të shlyejnë gjobën. Mazhoranca socialiste ka vendosur ta heq këtë penalitet duke argumentuar se me këtë ndryshim do të rritet numri i qytetarëve që do të bëjnë aplikime për adresat e reja. Në pamje të parë duket si një nismë pozitive që do t’u vijë në ndihmë qytetarëve, por nëse sheh kohën kur bëhet dhe mënyrën si po procedohet, lindin dyshime për motivin e vërtetë të saj.
Ndryshimi i ligjit bëhet vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare dhe ky akt në dukje i parëndësishëm ndërhyn direkt të listat e zgjedhësve. Ligji krijon lëvizje të pakuntrolluara të votuesve dhe për pasojë jep efekt dhe te zgjedhjet. Mandatet e deputetëve përcaktohen mbi bazën e numrit të popullsisë dhe pak muaj para zgjedhjeve mund të krijohen lëvizje fiktive të qytetarëve në qarqe të ndryshme duke sjellë dhe ndryshimin e mandateve.
Ligji nuk lë datë për deklarimin e vendbanimit dhe deri në momentin e fundit të shpalljes së listave përfundimtare të zgjedhësve mund të ketë lëvizje adresash që janë orientuar politikisht. PS thotë se ligji lehtëson qytetarët për të deklaruar adresën e saktë të banimit, por më shumë se për qytetarët ky projekt i krijon lehtësi qeverisë që të ndryshojë si të dojë listën e zgjedhësve pak muaj para betejës elektorale. Në argumentet e kreut të shtetit për rrëzimin e ligjit, thuhet hapur se: “në ato zona ku mazhoranca qeverisëse e ndjen veten të dobët politikisht, tashmë pa asnjë kufizim mund të nxisë lëvizjen apo transferimin e gjendjes civile, në formën e vetëdeklarimit “të vonuar” (sikur ka ndodhur ky transferim edhe muaj më parë) dhe këto lëvizje të regjistrohen në një njësi të caktuar pa asnjë penalizim apo kufizim kohor, edhe shumë afër datës së zgjedhjeve. Kjo do kishte impakt direkt të pakontrolluar edhe në listat e zgjedhësve”.
PS thotë se nisma vetëm heq gjobat por kur çdo gjë që nga Ministria e Brendshme dhe deri të zyrat e Gjendjes Civile kontrollohen vetëm nga një parti politike, dyshimet janë se kemi një ligj elektoral për Rilindje dhe jo për qytetarët. Efekti i parë i kësaj nisme do të jetë krijimi i rrëmujës së qëllimshme me listat e zgjedhësve, ku në zona të caktuara do të ketë regjistrime masive me qëllim rritjen votuesve. Presidenti Meta paralajmëron se akte të tillë do sjellin cenimin e besueshmërisë të procesi zgjedhor. “Një ndryshim i tillë në këtë fazë të procesit zgjedhor ka potencialin për të krijuar kaos në hartimin e listave, në procesin e votimit dhe për pasojë, do të minonte besueshmërinë e vet procesit zgjedhor në tërësi duke sjellë pasoja politike, nxitjen e kontestimeve administrative dhe gjyqësore dhe për pasojë acarimin e jetës shoqërore në vend”,- deklaron kreu i shtetit në argumentet e tij për kthimin e ligjit.
Ligji i rrëzuar dje nga Presidenti i shtohet kaosit që PS-ja po krijon me zgjedhjet e 25 prillit. Pak javë më parë u publikuan në media raste flagrante të manipulimit që po bëhen me listat e zgjedhësve. Qytetarë nga Tropoja rezultojnë se janë transferuar në qendrat e votimit të Gjirokastrës, ose qytetarë të Korçës dalin votues në Dibër. Në gjithë qytetet kryesore të vendit ka raportime për parregullsi skandaloze që nuk kanë ndodhur në asnjëherë në zgjedhjet e mëparshme. Jo rastësisht në gjithë rastet e denoncuara qytetarëve që u ishte transferuar pa njoftim qendra e votimit i përkisnin opozitës.
Ligji i fundit i kthyer nga Presidenti është pjesë e një skemë të sofistikuar manipulimi që PS po kërkon ta vendosë në zbatim më 25 prill. Po tentohet heqja e të drejtës së votimit për opozitarët duke ua çuar qendrat e banimit dhjetra kilometra larg banesës dhe po lejohet me ligj special zhvendosja e votuesve të majtë në zonat ku PS e cilëson veten më dobët. Nisma të tilla, edhe nëse votohen në Kuvendin njëpartiak të PS, nuk janë akte ligjore, por tentativë për të vjedhur zgjedhjet në tavolinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...