Plani ekonomik i Bashës dhe mashtrimet online të Ramës

Hënë, 09 November 2020 10:19

Partia Demokratike perceptohet më së shumti mes njerëzve si partia “që lejon njerëzit të punojnë”. Në kushtet ku ndodhet sot shoqëria dhe qeverisja, nuk besoj se ka motivim më të madh për njerëzit që të fitojnë shpresën, se sa minimalisht të lejohen të punojnë.
Lulzim Basha ka dhe një plan konkret për kapjen e vendit nga krimi e oligarkia,koncensionet e PPP-te që po ia marrin frymën ekonomisë dhe biznesit, ka një plan konkret për nxjerrjen e vendit nga kriza ku ndodhet aktualisht prej pandemise,ka një plan konkret për shëndetësinë ,për të rinjtë në një kohë ku kryeministri i vendit i ka vënë flakën çdo gjeje ,po e çon vendin drejt humnerës dhe vazhdon të qeverisë e të luftoje pandemine me mashtrime online nga facebook-u.

Basha është shprehur se kur Partia Demokratike të vij në pushtet, këto marrëveshje do të anulohen. "biznesit do t`i anullohen të gjitha politikat fiskale, duke ndëshkuar abuzuesit. “Do të anullojmë të gjitha politikat fiskale që janë me emër biznesi, do të lehtësojmë barrën fiskale për gjithë sipërmarrjen. Mbi të gjitha do të marrim masa për të ndëshkuar mafian që fshihet pas oligarkisë. Me parimin “ndiq paranë” do të bëjmë të mundur që biznesi i ndershëm të punojë dhe të ndëshkohen abuzuesit” është shprehur lideri i Opozitës.

Sapo opozita të vijë në pushtet ,Taksa 9% do të jetë një angazhim dhe jo me një premtim elektoral, është shprehur kreu i opozitës. Ai deklaroi se përvç 300 mijë lekshit të parë ku taksa do të jetë zero, pjesa mbi këtë shumë do të tatohet 9 përqind.

Lulzim Basha vjen përditë me një plan të besueshëm ,konkret dhe të zbatueshëm për t'u vënë në funksion të qytetarëve të cilët sot janë më të varfër se kurrë dhe të prekur rëndë nga pandemia e cila i ka futur në borxhe edhe më të rënda,pasi edhe mjekimet qytetarët po i marrin me lista pasi kushtojnë shumë.

Nuk kemi kohë për të humbur ,shqiptarët kanë nevojë per ndihmë sot është shprehur Lulzim Basha ne nje interviste ku ka shpalosur edhe një plan me 5 pika i cili do t'ju vinte në ndihmë qytetarëve në këto ditë të vështira ku po përballen me pandemine ku mjaft qytetare kanë humbur vendet e punës, ku pensionistët po vuajnë për bukën e gojës e nuk ju del pensioni të marrin as ilaçet, ku mësuesit , nxënësit , e mjekët janë të pambrojtur përballë këtij virusi e po trajtohen në mënyrë jo dinjitoze nga kjo qeveri. Ja plani me 5 pika i prezantuar nga Basha, i përmbledhur shkurtimisht:

1. Mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor
2.Garantimin e sigurisë se fëmijëve dhe mësuesve nëper shkolla
3.Mbeshtetja e atyre që kanë humbur vendet e punës.
4.Ndihmë për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.
5. Mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj, si edhe rritje rrogash për mjekët e infermieret si në të gjitha vendet e Europës.
“Dy janë qëllimet kryesore të programit tonë politik: të krijojmë një shtesë të mesme të shqiptarëve dhe institucionet tu takojnë qytetarëve.

Ne qendër te vëmendjes së Bashës do të jene gjithnje të rinjte,ku ka premtuar se do të heqë taksën e arsimit dhe çdo tarifë tjetër që rrjep qytetarët ,ka premtuar stazh falas për 10,000 studentët më të mirë çdo vit. Por ndërkohë qe Basha është gjithnje pranë pranë te rinjve ,kryeministri hokatar i cili e ka mendjen vetëm sesi të përfitojë nga koncensionet dhe PPP e tij korruptive nuk pushon nga faceboku duke sulmuar opozitën me mënyrat më të turpshme të mesjetare, është qasja më anti europiane te sulmosh opozitën në atë lloj mënyre

Shqipëria sot ka nevojë për nje kryeministër më qasje perendimore, për një kryeministër me një program konkret , për nje kryeminister te vertete e jo të qeverisë nga facebook-u, për një kryeministër larg botes se errët të krimit dhe elokuent si Lulzim Basha, dhe pastaj rruga për në Europë do të jetë më e shpejtë”

Modifikuar më Hënë, 09 November 2020 10:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...