Berisha/Banda e Veliajt vjedh edhe të vdekurit: Të varrosurit i shpall me Covid

Hënë, 09 November 2020 11:21

 

Një rast vjedhjeje nga Bashkia e Tiranës deri edhe i parave të varrimit të të vdekurve është denoncuar me dokumente nga një qytetar, që e ka konstatuar me sytë e vet atë që po ndodhte.

Ëngjëllushe Qira, përgjegjësja për funeralet në këtë Bashki, ka derdhur paratë për të varrosur një person që ishte varrosur ndërkohë nga familja e tij dhe ka gjetur edhe argumentin pse duheshin paguar paratë nga shteti: Kufoma ishte viktimë e COVID!!!

Nuk dihet ku shkuan paratë, por familja e së ndjerës ka ngritur zërin me forcë e fyer nga ky mashtrim dhe abuzim në kurriz të njeriut të saj, duke deklaruar se ka paguar vetë 900 mijë lekë për shërbimin funeral!

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar SPAK-un me ironi se “nuk ka punë me vjedhjet e narkozyrtarëve”:

“Lal plehu vjedh edhe me të vdekur! – shkruan Berisha në Fb. – Njerëzit e varrosur nga familja i shpall si të vdekur me Covid për të vjedhur paratë e varrimit nga bashkia.

Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentin e akuzës së qytetarit dixhital. SPAK është i partisë, nuk ka punë me vjedhjet e narkozyrtarëve”, ka theksuar ish-Kryeministri.

Përshëndetje doktor.

Dua të bëj një denoncim me vjedhjen, mashtrimin që bën Lal plehu edhe me njerëzit e vdekur.

Në datën 31 tetor më vdiq gjyshja nga ataku kardiak.

Kontaktuam me agjensinë funerale dhe bëmë varrimin në varrezat e Tufinës.

Paguam 900 mijë lekë për të gjitha shërbimet funerale.

Po çfarë ndodh?! Çertifikata e vdekjes vjen sikur ka vdekur nga COVID-19 dhe shpenzimet funerale i mbulon Bashkia!!!

Bashkangjitur po iu dërgoj edhe çertifikatën që lëshon Lal Plehu.

Modifikuar më Hënë, 09 November 2020 12:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...