Shqiptaret pa ndihme perballe covid,Rama vazhdon me PPP-te.

E mërkurë, 11 November 2020 08:12

Vendi ka hyrë në fazën më kritike të pandemisë. Numri i infektimeve ditore prej mëse një javë ka kaluar 500. Shifrat që jepen nga institucionet e qeverisë nuk janë gjithmonë të sakta dhe dyshohet se numrat janë më të lartë. Një pjesë e madhe e të infektuarve kurohen në kushtet e shtëpisë. Parashikimet flasin për përkeqësim të situatës. Spitalet e përshtatura me urgjencë për pandeminë thuajse kanë arritur maksimumin e kapaciteteve. Rritja e infektimeve dhe numri i personave që duan përkujdesje profesionale shëndetësore kanë bërë që sistemi shëndetësor të vendoset në pikën kritike

Ekipet e mjekëve që janë në vijën e parë dhe mjekët e familjes që ndjekin pacientët janë heronjtë e kësaj situate dramatike që po kalon vendi. Bluzat e bardha po bëjnë të pamundurën për të mbajtur nën kontroll situatën dhe mes radhëve të tyre nuk kanë munguar dhe viktimat, të cilët janë heronjtë e kësaj beteje me sëmundjen. Megjithatë gatishmëria vetëmohuese e mjekëve dhe përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë për tu përballur me një betejë të tillë janë të pamjaftueshme. Mbushja e shtretërve në spitale, si dhe rraskapitja e mjekëve prej gati një viti në vijën e parë të luftës, janë realitete që kërkojnë një strategji me të qartë nga ana e Qeverisë dhe Komitetit të Ekspertëve. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se situata, fatkeqësisht nuk do të vijë duke u përmirësuar. Shifrat do të jenë të larta, të paktën derisa pa u konfirmuar vaksina ose afrimi i muajve të pranverës. Është një krizë që kushton jetë njerëzish dhe ndërhyrja e qeverisë nuk duhet të jetë vetëm propagandistike. Urdhri për mbajtjen e maskave nuk dha efektin që pritej për uljen e shifrave, kjo edhe për shkak të keqkuptimeve dhe papërgjegjshmërisë së qytetarëve. Vendosja e fashave orare gjatë natës duket se do të ketë të njëjtën fat si vendosja e maskave, sepse në oraret e caktuara nga ekspertët nuk ka lëvizje dhe nuk do të ndryshojë ndonjë gjë të madhe në ndalimin e virusit. Qeveria duhet që përgatisë strategji të reja spitalore për përballin e fluksit të të sëmurëve. Hapja e spitaleve rajonale do të ulte situatën kaotike që është krijuar në spitalet e COVID në Tiranë. Ndërkohë që qeveria duhet të marrë seriozisht dhe mundësinë e përdorimit të spitaleve private për të lehtësuar punën rraskapitëse që po bëjnë mjekët në spitalet shtetërore në Tiranë.
Pandemia veç tmerrit të humbjes së jetëve, ka dhe pasoja direkte në ekonominë e vendit dhe xhepat e qytetarëve. Një pjesë e mirë e qytetarëve që nuk po kurohen në spitale janë dukje ndjekur terapi mjekësore në shtëpi. Nuk bëhet fjalë për qindra, por mijëra e mijëra pacientë që shohin si zgjidhje marrjen e ilaçeve në banesë. Ky kurim ka një kosto që varion nga 500 mijë deri në 1 milionë lekë të reja për një person. Është një shpenzim i madh edhe për çdo punonjës buxhetor apo të sektorit privat. Për pensionistët këto shpenzime janë të papërballueshme dhe nëse shpëtojnë nga koronavirusi rrezikojnë të mos kenë të ardhura për energjinë elektrike dhe ushqimet. Për një familje me 4-5 anëtarë kurimi në kushtet e shtëpisë arrin në 2 milionë lekë dhe kjo është një tjetër e dhënë që tregon se pandemia shkakton viktima nga virusi, por dhe nga kriza ekonomike.
Nëse kryeministri Edi Rama thotë se vendimet për pandeminë i marrin ekspertët dhe ai nuk ndërhyn, tek pjesa e shpenzimeve për kurimin e ka detyrë të ndërhyjë. Është koha që qeveria të mendojë seriozisht për rimbursimin e atyre që kurohen në kushte shtëpie. Kur mbylli vendin në mars tha se nuk kishte lekë për bizneset, të paktën lekët për të shpëtuar jetën e njerëzve ka detyrim ti gjejë dhe ti paguaj të gjitha.
Në vend që investohet për ilaçe, spitale, shtretër dhe aparate për të sëmurët, qeveria po harxhon lekë për oligarkët dhe për projekte që nuk kanë asnjë vlerë. Kjo tregon se kemi jo vetëm një qeveri të paaftë për të përballur pandeminë, por dhe të zhytur në korrupsion dhe krim. Firmosja e koncesioneve korruptive këto ditë tregon se qeverisë i interesojnë vetëm milionat dhe jo shqiptarët që po vdesin çdo ditë.
Në këto muaj të vështira për qytetarët duhet që kryeministri të angazhojë dhe drejtojë buxhetin drejt ruajtjes së shendetit të qytetarëve e jo duke lejuar koncensione dhe tenderime miliona euro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...