Turqia i ka dhuruar vendit tonë 1000 fidanë pemë, të cilat do të mbillen në liqenin e Farkës.
Në aktivitetin “Frymëmarrje për të ardhmen”, të iniciuar nga presidenti turk, Erdogan, i pranishëm ishte kryeministri Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, ai falënderoi publikisht Turqinë dhe presidentin Erdogan për 'dhuratën e çmuar'.
Ai tha se ky është një aksion që po ndodh në të njëjtën orë në disa vende të botës, ndërsa do të mbillen gjithsej 11 milionë fidanë, duke e futur këtë nismë në librin Gines.
Mes të tjerash kreu i qeverisë shqiptare tha se Erdogan është mik i shqiptarëve.