Banal e i sfazuar

E mërkurë, 11 November 2020 16:28

 

Kryeministri Edi Rama , i cili në daljet e fundit publike duket totalisht i sfazuar,ka lëshuar gjuhën në vulgaritet duke sulmuar dhe fajësuar opozitën, për situatën katastrofike të menaxhimit të pandemisë.

Duke iu shmangur përgjegjësisë, fakteve dhe denoncimeve për kolapsin e sistemit shëndetësor në këto kohë, Rama, në fillim të fjalës së tij në një konferencë për mediat, ka dalë jashtë kontrollit me sulme halucinante duke krijuar alibi të tipit `Elisa Spiropali`, se kjo që po ndodh në Shqipëri, po ndodh në të gjithë botën!

“Këta ngelën duke thënë jo PPP, jo vjedhje. Po pse Italia që ka kaq shumë vdekje do të thotë që po vjedh qeveria? Apo do të thotë që ne jemi më të zotë? Jo. Por këta s’dinë çfarë flasin e njëra thotë mos vini maskën, ndërsa ai tjetri u jep të vdekurve dekorata. Por politika e tyre është një PPP, që i shton një O, i shton dhe një RR të fortë, edhe një DH”, tha Rama

U vodhën 40 milion euro në Unaze, pasi u zbulua skandali ,doli e tha keto ndodhin në gjithë botën. Përditë vjedhje e skandale, përditë mjerim, aksidente,qytetarë të dëmtuar të tërmetit të cilët ende jetojnë nëpër çadra, ky del e thotë që këto ndodhin në gjithë botën. Hidhen përditë qytetare nga ballkoni i spitaleve covid , përsëri doli e tha keto ndodhin në gjithë botën. Po ndonjë përgjegjësi do mbajë kryeministri apo punë e tij është vetëm të sulmojë opozitën me fjalorin e ndyre që e karakterizon ,ku shfaqet çdo ditë e me shume i rënduar, banal e i shfazuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...