Basha: Me Kosovën s’është bërë drejtësi. Kur në Hagë ishte Thaçi e Krasniqi, Rama lidhte marrëveshje me Vuçiç

Premte, 13 November 2020 08:13

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vjen sot në një intervistë për emisionin “Real Story” në ‘News24’ ku do i përgjigjet pyetjeve të gazetarit Sokol Balla. Nga çështjet e aktualitetit politik, procesin e hetimeve në UÇK, pandeminë, zgjedhjet, koalicionin me LSI dhe të tjera çështje, lideri opozitar do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve.

Që në hyrje të bisedës lideri opozitar u ndal tek raporti i Dick Marty që fliste për krime lufte që janë bërë nga anëtarët e UÇK-së si dhe për Shtëpinë e Verdhë. Basha tha se aktorët kryesorë të masakrave të Millosheviçit në vitet 90 janë sot figura qendrore në Beograd, ndërsa shtoi se ata nuk janë dënuar. Mes të tjerash Basha tha se me Kosovën nuk është bërë drejtësi.
Sipas Bashës, raporti i Dick Marty u provua fals nga të gjitha hetimet e prokurorëve të Hagës. Po ashtu Basha tha se në kohën kur Thaçi dhe Krasniqi ishin në Hagë duke dhënë deklaratat e tyre në gjykatë, Rama në të njëjtën orë lidhte marrëveshje me Vuçic.
“E pavërtetë. Për një arsye të thjeshtë e të drejtpërdrejt. Raporti i Dick Martty u cilësua i falsifikuar në pretendime të rreme falë një hetimi që u ndërmor. PD dhe PS ishin të bashkuara, votuan ligjin për të hedhur këto akuza. Të vijmë tek e vërteta. Miratuam një ligj për të hedhur poshtë akuzat e Dick Marty. Kur ke përballë një makineri shpifje, baltosjeje, të vënë në lëvizje ndaj UÇK, për hesap të Beogradit, ne bashkë me aleatët, vendosëm ti hedhim kundër. Vendosëm që të miratonim ligjin me PS. Task-forca gjeti se s’ka asnjë fakt dhe as një dëshmi për raportin e DICK Marty. Sot Carla Del Ponte e Dick Martyu s’flasin për shtëpinë e verdhë. Flet ministria e Jashtme ruse dhe kryeministri i Shqipërisë. Si ka ndodhur kjo? Si ka mundësi që një akuzë e hedhur poshtë, kjo akuzës të riciklohet kjo. Në atë orë dramatike, ku po ndodhnin dy gjera në të njëjtën kohë, në Hagë Jakup Krasniqi e Thaci onlinë në Tiranë, Rama firmoste me Vuçic një marrëveshje. Gjithçka u bë për të hequr vëmendjen nga kjo që është tradhti ndaj Kosovës. Edi Rama ka tradhtuar interesat e Kosovës.”, tha Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...