Në në postim në Facebook, Kuçi ka cituar edhe fjalët e heroit Mujo Ulqinaku: Tradhtia e ka mbuluar vendin tonë… Ne, na takon të luftojmë për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë. Të betohemi vëllezër, se s’do të kursejmë as gjakun, as jetën tonë për mbrojtjen e Atdheut…; dhe shkruan se kjo thirrje vlen në çdo kohë e kundër çdo forme të cenimit të lirisë”.
Postimi i plotë i Kontjana Kuçit në Facebook
Gëzuar 14 nëntorin, Ditën e Çlirimit të Durrësit.
Nderim, respekt dhe mirënjohje të përjetshme për të gjithë heronjtë e atdheut dhe të gjithë ata që kontribuan në Luftën Antifashishte Nacionalçlirimtare.
Durrësi ishte qyteti i parë që u pushtua në fillim të Luftës së Dytë Botërore i cili i dha Europës dëshmorët e parë shqiptarë të luftës kundër fashizmit më 7 prill 1939, si dhe partizanin dëshmor në moshën më të re, 15-vjeçarin Met Hasa.
Durrësi është qytet liberator që ka luftuar gjithmonë kundër pushtimit, shtypjes dhe diktaturës në çdo formë të saj dhe do ketë gjithmonë bij e bija që do luftojnë për liri dhe demokraci! Për të mirën e qytetit dhe mbarë vendit.
“Tradhtia e ka mbuluar vendin tonë… Ne, na takon të luftojmë për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë. Të betohemi vëllezër, se s’do të kursejmë as gjakun, as jetën tonë për mbrojtjen e Atdheut…” ishin fjalët e heroit Mujo Ulqinaku, një thirrje që vlen në çdo kohë e kundër çdo forme të cënimit të lirisë.
Lavdi përjetē dëshmorëve dhe luftëtarëve të LANÇ të Durrësit dhe Atdheut tonë. 🇦🇱