Në një interviste te tijen disa ditë më parë lideri opozitës Lulzim Basha iu përgjigj me të vërtetat e pamohueshme, shpifjeve dhe gatimeve me shije serbe të rilindjes.Ai i shpreh se është nip Kosove."Jam rritur me tregimet e dhimbshme të masakrave serbe. Kam kontribuar për shtetin e Kosovës, për Rrugën e Kombit etj. Gjyshi im ka ikur nga Kosova nga masakrat serbe, ndërsa gjyshi i tij në të kohë Spiro Koleka shkonte në ish-Jugosllavi".
Por kush e sulmon Lulzim Bashën ? As me shume e as me më pak ,por nipi i Spiro Kolekes, një prej figurave më të urryera të regjimit komunist.
Dhe kjo nuk është rastësi.Në politik nuk ka rastesi. Rilindja erdhi me të gjitha burimet njerëzore të marra nga diktatura ; bije e bija , nipër e mbesa, të gjithë të rikthyer me në krye nipin e Spiro Kolekes .Prandaj edhe droga është sheshit , varfërimi i shqiptarëve me i egri në këto 30 vite ,dhuna ndaj tyre,ajo reale dhe verbale ndër më të ashprat dhe me Kosovën po ndodhin këto që po ndodhin .
Akuzat e neveritshme ndaj Lulzim Bashës nuk janë gjë tjetër vetëm një fresk që rilindasit i bëjnë shërbimit sekret serb.
Rama dhe sot e kesaj ditë hesht për deklaratën për luftë të Vuçic edhe pse ka folur Nato e Bashkimi Europian ,por ndërkoh nuk vonoi për një iniciativë të turpshme siç eshte ajo e komisionit të këtij parlamenti sharlatanesh për një çështje që njollos UÇK dhe faktorin shqiptar në Ballkan ; raportin e Dick Marty.
Por nacionalizmi i rremë është streha e maskarenjve.Kete strehë ka gjetur sekti i rilindjes dhe kllounet e parlamentit dhe nuk ka lidhje fare me Lulzim Bashën . Ai thjesht është shërbimi i rradhës ndaj Beogradit dhe tradhëtia tjeter kombetare.