Agim Nesho: Po prishet thelbi i aleancës Rama-Vuçiç

E Enjte, 19 November 2020 20:11

 

Diplomati i njohur, Agim Nesho, i ftuar në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV, komentoi për Juli Krisafin sulmet që po i bëhen kreut të opozitës nga Edi Rama dhe mediat e tij.

Ai tha se të gjitha këto janë projekte të Serbisë. Për këtë qëllim, Edi Rama po krijon situata të paqena.

 

“Gjithë kjo periudhë, me ngjarjet e fundit në Kosovë, me arrestimin e liderëve të UÇK, kanë qenë projekte të vazhdueshme të Serbisë për të arritur qëllimin e saj për një zgjidhje të re politike në Kosovë. Politika e serbëve vitet e fundit ishte për një aleancë me shqiptarët, por kundër Kosovës. Këtë skemë e arriti Aleksandër Vuçiç me përkrahjen e liderëve lokalë si zoti Edi Rama,” tha ai.

Ai tha se këto akuza të paqena që hidhen ndaj Bashës dëmtojnë edhe drejtuesit e UÇK që janë në Hagë.

“E para, e dëmton sepse tregon se shqiptarët kanë mosmarrëveshje mes tyre. Atë tezë që ideologët serbë e kanë përdorur se shqiptarët nuk janë të aftë që të ndërtojnë shtetin e tyre. Nga ana tjetër, ajo që na intereson janë çështja e varianteve të reja për të limituar fuqinë e shqiptarëve në rajon sic është Minishengeni,” tha Nesho.

Sipas tij, me ndryshimin e ekuilibrave botërore, sidomos në Uashington, por edhe me ndryshimet në situatat e brendshme, po prishet thelbi i aleancës mes Ramës dhe Vuçiç.

“Serbisë i duhen partnerët e saj për të vazhduar politikën e saj agresive dhe dominuese në Ballkan. Prandaj edhe sulmet e tanishme nuk duhet t’i shikojmë si një rastësi. Po prishet ai që është thelbi i aleancës, pasi po shohim se po ndryshon edhe situata botërore, por edhe situatat e brendshme lokale,” tha ai.

“Sulmi ndaj zotit Basha është një reflektim i mundësisë së ndryshimit të pozicioneve. Unë mendoj se këto sulme duhen shpërfillur,” tha Nesho

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...