“Solidarizim me Kosovën”, kryekomunari i Mitrovicës në krah të liderit të PD: Shpifjet ndaj Bashës të ulëta, do mbrojmë deri në fund nipin tonë

Hënë, 23 November 2020 14:29

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim kryekomunarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri. Gjatë fjalës së tij para mediave, pak pas takimit me zyrtarin kosovar, Basha tha se shqiptarët duhet të jenë bashkë dhe të solidarizohen për atë çka po kalon Kosova në këto momente.

“Kam kenaqësi dhe nderin e veçantë që të mirëpresë kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Si qytetar nderi i Mitrovicës, dua t’i shpreh mirënjohje për vizitën e tij por dhe për mikpritjen e madhe që më bëri para disa muajsh gjatë vizitës time. Kemi folur për sfidat e mëdha me të cilat po përballet Kosova dhe domosdoshmëri e një përgjigje të bashkuar në interesat e Shqipërisë, Kosovës. Solidarizimin me Kosovën për përballjen e këtyre sfidave.”, pohoi Basha.
Ndërkohë, kreu i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i doli në mbrojtje liderit të PD-së sa i takon akuzave që janë lakuar ndaj tij në lidhje me hetimet për UÇK-në gjatë luftës së Kosovës. Ai tha se Basha ka dhënë kontribut për Kosovën, ndërsa theksoi se ata do ta mbrojnë deri në fund nipin e tyre nga Mitrovica.

“Sot kam ardhur të vizitojë mikun tim dhe qytetarin tim. Pasi për punën dhe kontributin e kam shpallur qytetar nderi. Ndaj i bëj një apel të gjithëve krerëve të partive pulitke në Shqipëri e Kosovë që të bashkohen në një trup. Pasi kemi një tragjedi në Kosovë. Kosova është në një situatë të keqe dhe të brengosur. Pasi UÇK po trajtohet në Hagë padrejtësisht. Ndaj shpifjet më të ulta që do t’i bëjë dikush me qëllime të caktuara, nuk i takojnë Bashës, ndaj jemi këtu. Që të mbrojmë në emër të të gjithë shqiptarëve të Mitrovicës. Pasi e kemi nip dhe si i tillë ka dhënë kontribut të veçantë për Kosovën. Kontributi i tij nuk harrohet në Kosovë. Shijet e disa njerëzve, që s’dua t’ja përmend emrin, janë të ulëta, prej fundit deri në fund.”, pohoi kryetari i Komunës së Mitrovicës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...