Meta mbeshtet vendimin e qeverise per rritjen e rrogave Te mjekeve

Hënë, 23 November 2020 21:59

 

Presidenti Ilir Meta, si rrallëherë në kohët e fundit ka mbështetur vendimin e kryeministrit Rama për rritjen e rrogave të mjekëve dhe infermierëve duke filluar nga viti i ardhshëm.

Ai u shpreh se këtë vendim të Ramës nuk e sheh si mënyrë për të tërhequr votuesit, por nëse do të ishte e mundur ai do t’i dyfishonte rrogat e punonjësve të sistemit shëndetësor.

“Edi Rama nuk ka kujt i ankohet. E pengon Lulzim Basha që të rrisë buxhetin për shëndetësinë? Kush e pengon për të ndaluar dhënien e koncesioneve në këtë periudhë pandemie?

A ka mundësi të dyfishojë? Sepse biznesi më i suksesshëm sot është mësimi i gjermanishtes që mjekët të ikin në Gjermani. Për 1000 banorë Shqipëria ka 30-50% infermierë dhe mjekë më pak se shtetet e tjera të rajonit pasi tek ne ka shpopullim. Nuk do të kisha asnjë hezitim edhe të dyfishoheshin rrogat.

Çdo reflektim është pozitiv. Sot të ndërpresë pagesat e PPP për vitin që vjen. Edhe pajisjet me oksigjen qeveria t’i blejë në tregun ndërkombëtar. Qeveria të reflektojë të mos rrisë pagesat e PPP për vitin e ardhshëm. Shëndeti është prioritet sepse mbajtja në kontroll e pandemisë do të na ndihmopjë për rimëkëmbje të shpejtë”, tha Meta

Modifikuar më Hënë, 23 November 2020 22:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...